Rreziku i fitores së Trump, qeveria shqiptare zhvendoset në Bunk'Art në datat 8 – 9 dhe 10 nëntor

Postuar në 07 Nëntor, 2016 00:38

Afrimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA e bën edhe më eminent kërcënimin e Donald Trump ndaj qytetërimit perëndimor. Fitorja e republikanit nuk është më aq e pamundur, ndaj establishmenti politik botëror, ai demokratik, po përgatitet për më te keqen. Mësohet se në planet e emergjencës bën pjesë edhe qeveria e Tiranës, si një nga shtyllat e këtij qytetërimi, ndaj së cilës është sugjeruar kalimi në protokollet e mbrojtjes maksimale më 8 nëntor. Një ditë që nuk i ndahet historisë së këtij vendi. Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ka miratuar me hollësi këtë plan masash:

Ø  Kryeministri Edi Rama bashkë me stafin e ngushtë do të vendoset në datat 8, 9 dhe 10 në Bunk'Art.

Ø  Krahas stafit mësohet se do të jenë edhe Spartak Ngjela, që do të drejtojë një emision radiofonik të emergjenës, titulluar:  Aleatët, Ne, Perëndimi.

Ø  Në mjediset e brendshme do të jetë funksionale Selfie Tv për Komunikimin Javor, edicionin e jashtëzakonshëm në anglisht përmes të cilit Edi Rama do t’i drejtohet botës nëse Trump fiton.  

Ø  Paraprakisht, Carlo Bollino ka njoftuar Saimir Tahirin që të korrë hashashin e mbjellë në zonë, pasi pranë Bunk'Art do të vendoset edhe një pjesë e trupit diplomatik.

Ø  Meqenëse rrugët janë shtruar të gjitha, Erjon Veliaj është ofruar të bëjë roje në hyrje të Bunk'Art. Po kështu Veliajt i është caktuar detyra e simulimit të Rojes Dixhitale, me synim çorientimin e Sali Berishës në Facebook.

Ø  Në rezidencë do të jetë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko, që mendohet se e ka fituar vendin aty pas propozimit që i ka bërë kryeministrit për të konvertuar të gjithë thesarin e shtetit në Bitcoin. Kështu askush nuk do të nxjerrë analogji me ikjen e Zogut.

Ø  Stafi ka transferuar edhe pikturat e Edi Ramës në Bunk'Art.

Ø  Është në tratativa për të fituar një divan në korridor edhe Bamir Topi.

Hollësi të tjera mbeten për t’u zbardhur në ditët në vijim. 

 

Shaptilografisti

Comments

Submitted by kucjoti (not verified) on

Po ish kryeministrat qe kane dhene koncensione qe nga 1992 e ketej, a do te futen ne buken e arte ?

Submitted by Zamir Mane (not verified) on

Kujdes o vlla, mos e trajto kete teme keshtu pa lidhje. Duhen vendosur te tere emrat, cdo kryeminister, cdo koncesion, vlerat e koncesionit ne momentin e firmosjes, e pastaj si shkoi deri ne fund te kontrates.

Perndryshe, me le pa pune or ti mik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.