Kukulla “pasionante” me inteligjencë artificiale. Seksi me robotët drejt një faze tjetër

Postuar në 05 Nëntor, 2016 21:48

Firma amerikane “Abyss Creations”, e cila këtu e 20 vjet prodhon kukulla me përmasat reale të njeriut,  pritet të hedhë në treg serinë e radhës  me fokus inteligjencën artificiale të tyre. Kur themeloi kompaninë Matt Mc Mullen kishte në mendje prodhimin e manekinëve realë të destinuar për qëllime ekspozimi, por jo për seks. “Vlerësimet që morëm ishin shumë pozitive dhe kjo na çoi të shqyrtojmë edhe këtë perspektivë, për të kënaqur kërkesat e klientëve"-tha ai për Sunday Mail.

Mc Mullen synon të fusë gradualisht aftësitë e inteligjencës artificiale në kukulla për të bërë përvojën seksuale edhe më realiste. "Qëllimi është që klientët tanë të zhvillojnë një lidhje emocionale jo vetëm me objektin, por edhe karakterin e modeluar të kukullës", thotë ai.

Autori i librit "Dashuri dhe Seksi me Robotët", David Levy beson se lëkura sintetike së shpejti do të jetë e pajisur me sensorë elektronike që do të reagojnë ndaj përkëdheljeve të pronarin. "Ndërkohë që hulumtimi në lidhje me inteligjencën artificiale do të përparojë, do të përmirësohet dhe mundësia e ndërveprimit tonë me robotër”-shton ai. Megjithatë Mack Mullen pranon se ka ende rrugë për të arritur në këtë moment historik.

Modelet e reja  mund të konfigurohen në përputhje me preferencat e blerësve, deri në detajin e fundit. Lloji i trupit, ngjyra e lëkurës dhe ngjyra e flokëve ..Nëse kukullat e zakonshme kanë një  çmim prej 6000 paund, kukullat "absolutisht realiste" (të cila do të kenë një temperaturë trupi të qëndrueshme) do të kushtojnë dyfish, rreth 12 000 paund  - dhe do të jenë në dispozicion të publikut deri në janar 2017.

http://www.skai.gr/news/technology/article/329643/sex-me-aisthisiaka-rob...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.