Skandali i emaileve, Clinton në qendër të ciklonit. Goditje e fortë edhe për FBI-në, Rudy Giuliani: Për këtë çështje duhet një prokuror i pavarur

Postuar në 31 Tetor, 2016 02:29

Republikanët i janë riafruar njëfarësoj kandidatit të tyre Donald Trump pas daljes në dritë të skandalit të emaileve. Ish-kryetari i Bashkisë së Neë York dhe ish-prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së, Rudy Giuliani, deklaroi se zgjidhja e çështjes së emaileve të sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, aktualisht kandidate e Partisë Demokratike, mund të bëhet me një hetim të pavaruar nga një prokuror i pavarur, “as demokrat dhe as republikan”. Kjo është një goditje e fortë për FBI-në dhe drejtorin e saj James Comey, i cili u detyrua të rihapë hetimin për cështjen e emaileve të Clinton.

Gazeta e njohur “The Washington Post” raportonte dje se stafi i Comey në FBI, e dinte një muaj më parë se mesazhet që kalojnë aktualisht për rishqyrtim kishin rëndësi për çështjen, por ata nuk e informuan drejtorin e FBI-së. Kjo është një tjetër nyje në lëmshin e madh që shoqëron Hillary Clinton dhe skandalin e saj të emaileve. Më i madh bëhet ky skandal kur dëgjon sekretaren e Shtetit të justifikohet duke thënë se vendosja e një serveri të veçantë në shtëpinë e saj u bë për arsye praktike.

Ngjarjet po kthejnë me shpejtësi dhe ato nuk mund të kalojnë pa pasoja. Apeli i Giulianit ka rëndësi, jo vetëm në planin politik dhe elektoral. Pasi nëse SHBA është ai vend që pretendon, hetimi për këtë çështje duhet të ecë përpara pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet. Trump sot është në radhën e atyre që e kanë diskredituar kundërshtarin, që nuk ka një argument të qenësishëm për t’u mbrojtur, e që për pasojë po i afrohet zonës së kuqe të theksuar nga republikani se “ajo nuk duhej të lejohej të kandidonte”. Është një fitore në çdo sens, pasi minimalisht, Trump ka eliminuar çdo pretendim për epërsi morale të Hillary Clinton.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.