Prokuroria akuzohet se nuk zhvilloi hetime për ministrin Damian Gjiknuri. KLSH: Marrëveshja me CEZ u negociua pa letra

Postuar në 26 Tetor, 2016 22:38

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi të mos rihapë hetimet për mërraveshjen e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke Cez, bazuar në padinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit . KLSH paditi ministrin Damian Gjiknuri dhe avokaten e Shtetit, Alma  Hicka për dëm 479 milionë € shkaktuar shtetit pavarësisht se Prokuroria pushoi hetimet me argumentimin se nuk ka shpërdorim të detyrës.

Pas pushimit të çështjes nga Prokuroria, KLSH e çoi në Gjykatën e Lartë por trupi gjykues ka deklaruar se nuk ka elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” nga ana e ministrit dhe se nuk ka as dëm për shtetin shqiptar.

Të mërkurën kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit akuzoi Prokurorinë se nuk ka zhvilluar hetime ndonëse për negociatat që çuan në marrëveshjen e mirëkuptimit sipas tij nuk ka patur asnjë dokumentacion.

“Nuk ka dokumentacion këtu dhe gjithë ditën. Nuk ka asnjë letër të shkruar dhe Prokuroria nuk ka zhvilluar hetime”-deklaroi Leskaj në komisionin hetimor për këtë çështje. Një akuzë që rëndon mbi Prokurorinë, e cila nuk ka dhënë asnjë sqarim për një pretendim që vjen nga një tjetër institucion shtetëror si Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Edhe qeveria nuk duket e shqetësuar për aq kohë sa hetimet për ministrin e saj janë mbyllur, ndërkohë që kalon në heshtje denoncimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit përderisa as raportet dhe as denoncimi nuk vlejnë që publiku të njihet më të vërtetën.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.