Nota pozitive për diplomacinë e Metës. Arta Dade: “Vizita në Greqi, e shkëlqyer”. Ministri Bushati mbetet vetëm në rol zëdhënësi

Postuar në 18 Tetor, 2016 14:09

Vizita e Ilir Metës në Greqi mbetet e vlerësuar edhe nga brenda Partisë Socilaiste. Megjithë goditjet anësore që kryeministri u përpoq të jepte në media duke përfour edhe ndonjë tezë për tradhëti, Meta, duket se ka bërë një punë për të cilën ka përkrahje përtej partisë së vet. Gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, kryetarja e komisionit, socialistja Arta Dade, bëri këtë vlerësim:

E konsideroj një vizitë të shkëlqyer, me gjithë elementët që ka një vizitë e një niveli kaq të lartë. Pamë predispozicionin dhe angazhimin pozitiv të palës greke për të zgjidhur çështjet e mbartura. Ne na intereson që specialistët dhe grupet e punës të ngritura në ministri të vijojnë përpjekjet që edhe çështjet e mbartura të zgjidhen, por të mos na mbajnë peng per të ardhmen e përbashkët që kemi. Kjo se Greqia, bashkë me Italinë, është një mbështetëse kryesore e Shqipërisë në proceset integruese, por edhe për faktin që kemi mbi 700 mijë emigrantë atje, që rezultojnë të mirëintegruar”(http://www.gazetadita.al/dade-vizita-e-metes-ne-athine-e-shkelqyer/).

Një qëndrim që i lë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, vetëm detyrën e zëdhënësit të Edi Ramës për vizitat jashtë shtetit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.