Trepça, acarim në Beograd. Presidenti Nikoliç: “Kjo mund të përfundojë mirë, ose shumë keq”

Postuar në 12 Tetor, 2016 20:28

Vendimi i qeverisë dhe parlamentit të Kosovës për të kaluar një ligj për pronësinë mbi Trepçën, ka provokuar tensione në Beograd. Dy drejtuesit kryesorë politikë, presidenti Tomislav Nikoliç dhe kryeministri Aleksandër Vuçiç, kanë deklaruar se në këtë nismë shqiptarët nuk janë vetëm, por kanë mbështetje.

“Kushdo që mendon se unë jam shumë budalla e ka gabim. Unë kaq gjë e kuptoj. Shqiptarët, edhe nëse nuk kanë patur ndihmë për këtë, diskush i ka lejuar ta bëjnë këtë gjë”, tha Vuçiç.

Ndërkohë presidenti serb, Nikoliç ka deklaruar se kjo situatë mund të përfundojë me një marrëveshje, por edhe në mënyrën më të keqe të mundshme.

“Ne jemi gati të përgjigjemi në çdo mënyrë të nevojshme. Ne do t’i monitorojmë veprimet e shqiptarëve në të ardhmen në mënyrë që të përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme dhe ata nuk duhet të mendojnë se mund të luajnë me ne apo se ne do pësojmë një tjetër bombardim”, tha Nikoliç.

Presidenti serb ka shtuar se Bashkimi Europian po i ndihmon shqiptarët në qëllimin e tyre për pavarësi, duke nënvizuar se mbrojtja më e mirë është OKB.
Duhet thënë se ligji i kaluar në Parlament e ka nxjerrë jashtë loje rolin e Vetëvendosjes që ka luajtur përherë me kartën nacionaliste dhe të kundërshtimit të Serbisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.