Pëllumb Xhufi gjen gabimin e Metës në vizitën në Greqi: Delegacioni shqiptar ishte i gjithi me toskë të zonës së Vjosës

Postuar në 11 Tetor, 2016 23:37

Vizita e Ilir Metës dhe delegacionit shqiptar në Greqi ka qenë temë në emisionin “Top –Show”.Të ftuar kanë qenë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, sipas të cilit “Meta nuk ishte aq i drejtpërdrejtë sa duhej me palën greke”, Mentor Nazarko, Pëllumb Xhufi dhe Preç Zogaj. Ky i fundit ka thënë se për herë të parë marrëdhëniet mes të dyja vendeve kanë krijuar hapje në vitin 1994, kur pala greke pranoi të njihte të drjetat pronësore. Këtë ide e ka pranuar pak a shumë edhe Nazarko duke vlerësuar rolin e ish-Presidenti Meidani më pas.

Pëllumb Xhufi ka bërë një vërejtje “të papritur”. Ai ka vlerësuar Metën, maturinë e tij dhe rëndësinë e vizitës, por ka kritikuar përbërjen e delegacionit.

Çështja “Çame” nuk është një çështje e shqiptarëve të Jugut, por e të gjithë shqiptarëve. Njësoj si çështja e Kosovës. Ndaj them që përbërja e delegacionit, dua ta them nuk ishte ajo që duhej. Unë nuk kam asgjë dhe më vjen mirë që në të kishte njerëz të nderuar, deputetë dhe përfaqësues të minoritetit grek, por nuk ka arsye që në delegacion të ketë vetëm përfaqësues nga zona e Jugut, madje nga ajo që njihet si zona e Vjosës. Apo siç e quajnë grekët  “Vorio Epiri”, tha Xhufi. (Me humor mund të themi që Meta që është nga Skrapari, ngjan këtu si “iliri mes “epirotëve”).

Historiani e ka fjalën për zonën e asaj që quhet Toskëria e vërtetë, e cila ka kontribut të pamohueshëm(sigurisht krahas të tjerëve) në konceptimin, luftën dhe realizimin e programit të Rilindjes Kombëtare, duke kombinuar energjitë e dy komuniteteve kryesore: bektashinjve dhe ortodoksëve. Për Xhufin ky ekulibër duket se nuk vlen më, sidomos kur vjen puna te raportet me Greqinë, ku siç tha me humor kreu i PDIU-së, “nuk mund të mungojë një përfaqësues nga Epiri”, duke drejtuar gishtin nga vetja.

Në delegacion me Metën ishin deputetët Vangjel Dule e Vangle Tavo, të dy minoritarë nga Gjirokastra, Anastas Angjeli, minoritar nga Saranda, Fatmir Toçi nga Kuçi i Vlorës, Arta Dade nga Malëshova e Përmetit si dhe Eduard Shalsi që “ka lindur në Korçë”. Xhufi duket se ka mbajtur shënim mirë, edhe pse nuk dihet sa e qëllimshme është kjo përbërje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.