Putin e Erdogan firmosin ndërtimin e gazsjellësit Turkish Stream

Postuar në 10 Tetor, 2016 22:05

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ratifikuan të hënën në mbrëmje marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit Turkish Stream gjatë takimit që patën në Stamboll.

Gazeta Sabah raporton se të dy udhëheqësit ranë dakord mbi tekstin e marrëveshjes në lidhje me ndërtimin e tubacionit, i cili do të kalojnë në Detin e Zi dhe për të mbërritur në Trakinë Lindore, duke përfshirë dy linja, njëra prej të cilëve do të kalojë në Europë.Sipas marrëveshjes, Gazprom është në gjendje të fillojë ndërtimin në fund të 2017 dhe ta përfundojë vijën në 2019.

Takimi mes Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin është i treti që nga rënia e avionit rus në kufi me Sirinë, dhe u mbajt në kuadër të seancës së 23-të të Këshillit Botëror të Energjisë, Stamboll .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.