Z. Kryeministër, provo njëherë edhe berberin për tablonë sinoptike të Shqipërisë

Postuar në 13 Shtator, 2016 12:53

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot një mesazh të qartë rreth debatit të krijuar mbi regjistrimin në shkollat e larta. Ai ka zgjedhur të takojë një grup të maturantëve ekselentë, të cilët siç kemi parë këto muaj, janë nga ata që preferojnë të marrin teserat e PS-së me ceremoni të posaçme. Duke folur para tyre, Edi Rama theksoi se reforma e re favorizon më të mirët, ndonëse kjo qasje e delegon besimin për cilësi te sistemi i shkollave të mesme, ku është identifikuar problemi i analfabetizmit funksional.

Reforma në Arsim, shumë e vonuar dhe e domosdoshme, kurajoze dhe shumë e vështirë për shkak të një sistemi praktike dhe mendësie të ndërtuar së prapthi, për vite të tëra, funksion më së miri dhe në radhë të parë për më të mirët. Secili prej jush, jam i bindur, mund të dëshmojë se reforma funksionon se ka transparencë të plotë dhe çdo maturant ka sistemin përpara syve. Së dyti sepse është e bazuar në konkurrencën që diktohet nga rezultatet dhe bën të pamundur interferencën në procesin e konkurrencës të faktorëve të jashtëm, që kanë qenë gangrena e sistemit tonë universitar”, tha kryeministri.

Duke qenë se ka provuar se e ka kompleks kundërvënien e mediave, të cilat shpesh pretendon se nuk i lexon, Edi Rama i është rikthyer shakave bajate me taksixhiun që e informon.

Mbase e keni dëgjuar historinë. Kam një zakon të vjetër nga koha kur isha kryetar bashkie, një apo dy herë në vit dal natën i pashoqëruar, i iki edhe atyre të Gardës që se kuptojnë ku shkoj dhe marr një taksi. Kam shumë dëshirë të flas me njerëzit që janë shoferë taksish se ata janë barometri më i mirë. Në një taksi mund të dëgjosh në dy orë gjithcka dhe mund të kuptosh më shumë se sa analistët dhe debatet, portalet. Shyqyr që s’po gjej më problemin që cdo taksixhi me master, me doktoratura, se e tregonin, i merrnin në natyrë, sot s’ka më të tilla dhe këto janë hapa shumë të rëndësishëm. Sigurisht ju do thoni që ne duam më shumë, por koha është shumë e rëndësishme, siç ishte ndërtuar ky sistem që ne e kemi lënë pas, koha është jo aq e vogël sa hap e mbyll sytë”, tha Rama, kuptohet i krekosur pas fitores në Dibër.

Këtij soji të veçantë kryeministri ndoshta i do sugjeruar që të kalojë njëherë edhe nga berberi për ndonjë këshillë, apo tablo sinoptike të Shqipërisë. Për të mirën e përbashkët kuptohet...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.