Albin Kurti ndërron emrin. E bën Alban

Postuar në 03 Shtator, 2016 22:01

Pas Grexit, pra neologjizmi që supozonte daljen e Greqisë nga BE-ja, doli edhe termi Brexit për Britaninë. Më tej po përflitet edhe një Frexit, meqë Marie Le Pen e Frontit Nacional ka deklaruar se ka ndërmend një referendum për daljen nga BE.

Ky problem ka detyruar Albin Kurtin të ndryshojë emrin. Në mbledhjen e kryesisë së VetëVendosjes është diskutuar se ndërkohë që këta që dalin u vihet prapashtesa Exit, atyre që hyjnë e duan të hyjnë u vihet "In". Për Shqipërinë kjo do të bëhej “Alb-in”, çka përputhet me emrin e Kurtit. Mirëpo VV është për bashkim kombëtar më së pari, e mandej për një Alb – In si e tërë. Ngjan si një aspekt thjesht rastësor e teknik, por gjithsesi keqkuptimi krijohet. Ndaj Kurti ra dakord që të ndryshojë emrin dhe ishte i disponueshëm për propozime. Në fund u vendos për Alban, nisur nga fisi i albanëve që i dha emrin historik popullit tonë e që na përfaqëson në çdo trevë. Ceremonia formale do të zhvillohet te Monumenti i Pavarësisë në Vlorë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.