Trio dibrane me regji nga Tirana. A duhet të jetë çështje për Gjykatën Kushtetuese mandati i Sadri Abazit? (Video)

Postuar në 23 Gusht, 2016 21:48

Një tjetër deputet i mazhorancës është nën akuzë për përfitim të paligjshëm të fondeve publike. Sadri Abazi deputet i Dibrës akuzohet nga opozita se i ka dhënë me qira postës shqiptare një ambjent pranë Stacionit të Trenit kundrejt një shumë prej 4 600 euro. Kontrata sipas opozitës u nënshkrua në pranverën e 2014.

Përveç këtij denoncimi opozita thotë se nipi i Sadri Abazit me firmën ALKI Impex ka marrë një tender pak ditë më pare, 870 milionë lekë për rikonstruksionin e bulevardit Elez Isufi në Dibër, ku ishte paracaktuar si fitues.

Rasti i Abazit është i ngjashëm me denoncimet që ka bërë opozita edhe për deputetë të tjerë socialistë si Koço Kokëdhima, Rakip Suli e Valentina Leskaj, mandati i të cilëve u bë subjekt i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë shfaqja e deputetit në fjalë dhe fjalimi në mitingun hapës të kandidatit socialist për bashkinë e Dibrës duket se i jep përgjigje shumë pyetjeve dhe më kryesores, pse Sadri Abazi po shndërrohet në  një nga figurat kryesore të ekipit të Edi Ramës.

TRIO DIBRANE by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.