Loja e vjetër me zgjedhjet, akuza KQZ-së për mosregjistrim të partive të djathta në Dibër

Postuar në 16 Gusht, 2016 19:54

Partia Demokratike ka akuzuar sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të ligjit në regjistrimin e partive politike të djathta për zgjedhjet në Dibër. Sipas PD-së, përgjegjës për krijimin e kësaj situate është kryeministri, për shkak se në këto zgjedhje është vetëm me 3 aleatë.

Nga paniku i ndëshkimit me votë në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër, Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e regjistrimit nga KQZ, të 6 partive aleate të Partisë Demokratike. I braktisur, i mbetur vetëm me 3 aleatë, Edi Rama bën atë çfarë ka në dorë aktualisht, ndalon përmes KQZ-së regjistrimin e 6 subjekteve, çka do ta çonte në 18 numrin e partive të koalicionit opozitar. Megjithëse preteksti për mosregjistrimin e subjekteve ra, pasi 6 partitë e përmbushën detyrimin, sërish KQZ me urdhër të Ramës i la jashtë aleatët e Partisë Demokratike. Ky vendim dëshmon ankthin e Ramës nga bashkimi i madh opozitar e popullor. Urdhri i Ramës do të apelohet në Kolegj Zgjedhor. Asgjë nuk e ndal fitoren e padiskutueshme të koalicionit të madh opozitar përballë klanit të ngushtë të korruptuar, kriminal e pervers të Edi Ramës”,  thuhet në deklaratën e PD-së 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.