Një tjetër deputet socialist flet për potencial vrasës të Ilir Metës

Postuar në 06 Gusht, 2016 10:57

Deputeti socialist i Lezhës Eduard Ndocaj  bën një tjetër replikë në distancë me kreun e kuvendit Ilir Meta, duke i qëndruar një komunikimi sa publik edhe personal.  Përveç akuzave për korrupsion, Ndocaj sheh tek Ilir Meta një potencial vrasës dhe këtë e thotë publikisht, duke i qëndruar një sfide që duket sa politike aq dhe personale.  Ky është rasti i dytë i deputetëve brenda mazhorancës që e lidhin kreun e kuvendin me skenarë vrasës. I pari ishte Tom Doshi, ndërsa i dyti deputeti i Lezhës.

Ja se çfarë shkruan Ndocaj: “Dëgjo z. Meta unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin dhe sojit tënd anti shqiptar që u keni zënë frymën për 25 vjet rresht , jam i bindur se ky kërcenim në media që ti u bën kundërshtarëve të tu se do i eleminosh. Por SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj një individi kaq të rrezikshëm dhe jo ta kalojnë në heshtje , unë jam mësuar me kërcënime zoti Meta, nuk është hera e parë që mi dërgon.

Ashtu si Tom Doshi edhe Ndocaj thotë se ka vënë në dijeni drejtuesit e PS-së për kërcënimet e Ilir Metës. “Edhe para 2 vitesh më kanë kërcenuar në emër të metës dhe këtë ja kam thënë edhe z. Gramoz dhe z. Balla , por të garantoj se do më kesh ballë për ballë po e kërkoj nevoja për duel publik përballë qytetarëve, se nuk më tremb asnjë njeri i keq dhe i pa besë, ti je mësuar të godasësh pas shpine siç e thoshte në denoncimin e tij edhe deputeti Doshi që deshe ta hedhësh në erë veçse falë zgjuarsisë së tij dhe Zotit ishte fitues ndaj teje”-shkruan Ndocaj duke parashikuar përcjellë edhe qëndrimin e tij politik për aleatin e partisë së tij.

“Familja Meta në parlament paraqet rrezik kombëtarë, tashmë më ka humbur durimi dhe nuk ka përse të funksionojë shumë logjika përballë kërcënimeve të Metës nëpërmjet disa mediave, Mapo dhe Tv Klan. Paralajmrimi është i qartë se nuk ka burrë që e shantazhon, po pse mendon Meta se po e shantazhoj kur vetë ai deklaron se është e keqja e këtij vendi dhe i cili “është i gatshëm që don të bëjë burg për të gjitha fajet që ka bërë në 20 vjet”-thekson Ndocaj.

https://www.facebook.com/hotel.kei?fref=ts

 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po ky c'pati? Meta sikur nuk permendi gje emer per shantazhimin. Ketu ne Shqiperi po luhen shfaqje shume te shemtuara e mafioze. Ilir Meta flet per shantazhe, nje deputet socialist le te kuptohet qe nuk ka frike nga kercenimet e Metes, koalicioni qeverises midis Ilir Metes dhe sokeve te ketij deputetit qe e kosideron Meten me potencial vrases (hajde kuptoje ti) lulezon me gjithe keto lloj budallalleqesh qe nuk ndodhin as ne vende te Afrikes. Se si do te mbyllen keto muhabete nje Zot e di. Populli shqiptar po paguan nje fature shume te majme per te mbajtur ne kurriz lloj-lloj parazitesh paranoiake delirante duke filluar qysh nga Edvin Rama, Ilir Meta, Lul Basha, Sali Berisha, Byjar Nishani etj etj hajdutesh e kusaresh, para te cileve Hajni Fullani eshte nje nxenes i ndershem filloreje.

Submitted by Shkopi dhe cingli (not verified) on

Mendime dhe opsione teper te sakta nga xhuxhmaku, tamam si me qene punetor operativ (P.OP) i sigurimit te shtetit ne vakt te hudhres e te qepes.
Aferim per te.
I ri sic ka qene.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ti nuk qeke shkop mer bir, pak cingel hajde de. Nje gje nuk ta mohoj dot, fantazine e pjerdhur qe ke per te ndrruar nick vazhdimisht ne perputhje me gjendjen shpirterore qe ke nga si i ke punet me gruan, a ta jep a s'ta jep, noi lek e kam fjalen.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Duket sikur e ka shkruar Saliu qe qellon gjithmone poshte brezit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.