rrezik

Ndërron mendje, edhe mund të marrim emigrantë!

Postuar në 22 Korrik, 2018 11:24

Është kthyer në telenovelë mundësia që Shqipëria të pranojë emigrantë. Nga një pozicion kategorik për të mos hapur dyert për refugjatët, Edi Rama tregon se në çdo rrethanë mbetemi të gatshëm për të strehuar klandestinët që vijnë nga Afrika. Kjo sipas tij në është një gjë që vjen në përputhje me moralin tonë, por edhe traditën e mikpëritjes për njerëzit nga zonat e luftës.

Borchardt në tryezën e krizës

Postuar në 23 Shkurt, 2017 09:33

Në kohën kur qeveria është përballë akuzave të opozitës për intimidim të zgjedhjeve dhe përdorimin e elementëve kriminalë për të rikonfirmuar pushtetin, mosbesimi shtohet pas deklaratave të kreut të Prezencës së OSBE-ODIHRI-it, Bernd Bochardt, i cili flet për 2 miliardë euro para të drogës që mund të pëdoren për blerjen e votave.

Një tjetër deputet socialist flet për potencial vrasës të Ilir Metës

Postuar në 06 Gusht, 2016 10:57

Deputeti socialist i Lezhës Eduard Ndocaj  bën një tjetër replikë në distancë me kreun e kuvendit Ilir Meta, duke i qëndruar një komunikimi sa publik edhe personal.  Përveç akuzave për korrupsion, Ndocaj sheh tek Ilir Meta një potencial vrasës dhe këtë e thotë publikisht, duke i qëndruar një sfide që duket sa politike aq dhe personale.  Ky është rasti i dytë i deputetëve brenda mazhorancës që e lidhin kreun e kuvendin me skenarë vrasës. I pari ishte Tom Doshi, ndërsa i dyti deputeti i Lezhës.

Federica Mogherini: Çështja e migrantëve rrezikon shpërbërjen e Evropës

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:59

“Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet nëse nuk përgjigjet njëzëri, së bashku me istrumentat e unionit për menaxhimin e krizës migratore”, paralajmëroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Në një intervistë të publikuar sot në gazetën italiane “Il Sole 24 Ore” ajo tha se: “Nëse evropianët vijojnë të kënaqur të japin përgjigje në rang kombëtar përballë një fenomeni evropian, kriza sa do të vijë e do të thellohet më tepër me reagimet e njëpasnjëshme të opinionit publik dhe të qeverive kombëtare, nesë nuk zhvillohen instrumente në lartësinë e duhur dhe me të njëjtin nivel”.

Subscribe to RSS - rrezik