Dekoratat e Luftës, qeveria nuk tërhiqet pavarësisht amendimit të Taulant Ballës

Postuar në 06 Gusht, 2016 11:34

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka rikthyer në vëmendje një çështje që u debatua jo pak, ajo e dhënies së dekoratave veterenëve të luftës me rastin e 70 vjetorit të çlirimit. Presioni publik dhe ai i opozitës bënë që qeveria të pranojë rishikimin e ligjit, duke angazhuar madje Taulantin Balla të dorëzojë një amendim, i cili ka mbetur vetëm në sirtar dhe për ministren Kodheli fjala që duhet thënë në këtë rast është “t’i gëzojnë” medaljet e luftës ata që i morën. Një urim që zë vend në vitin e fundit të mandatit kur po nis të projektohet edhe fushata për zgjedhjet e ardhshme. “Unë nuk jam kurrkushi që t’i vë vizën dikutj. Këto statuse, këto pensione, këto dekorata janë marrë për periudhën e luftës. Pra gjatë kohës së luftës këta kanë pasur këtë kontribut. Mund të kenë shumë njolla në biografi si shumë të tjerë, por e para i takon historisë t’i vlerësojë dhe e dyta duhet të zbatojmë ligjet. Nëse ka një përiudhë të errët për gjithkënd në këtë listë kjo të rivlerësohet. Nëse kjo është marrë për kontributin për luftën le ta mbajnë këtë status dhe ta gëzojnë. Por në respekt të gjithë atyre që janë lënduar unë them që ligjet duhet të rishihen” deklaroi Kodheli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.