Nuk ka situatë për qeveri teknike, PD u frymëzua nga loja e LSI-së

Postuar në 05 Gusht, 2016 11:39

LSI bëri lojën e vet politike, duke shantazhuar Edi Ramën me qeveri teknike dhe më pas u tërhoq për të  relaksuar veten dhe kryetarin nga trysnia politike e reformës. Megjithatë Basha u përpoq të mbajë në këmbë kauzën e qeverisë teknike, por këmbët e urës të këtij aksioni duket se nuk kanë themele as vetë në PD. Genc Ruli, ish-ministër dhe deputet nuk sheh arsye që vendi të shkojë në qeveri teknike, duke lënë të kuptohet se kauza e PD-së është një lëvizje që kërkon të funksionalizohet në një kontekst të caktuar politik, i varur edhe nga marrëdhënia mes Ramës e Metës.

“Nuk me duket se Shqiperia politike eshte aktualisht ne nje situate te tille ku te kete nje thirje gjithe partiake per nje konsensus te gjere. Nuk besoj se jemi në rastin e një situate emergjence, sikur ishte në vitin 1991, siç ishte ’97 që kalohet me atë që quhet qeveri teknike, ose qeveri e shpëtimit kombëtar, që ishin një qeveri me mandat të kufizuar e te përkohshëm për të qeverisur një situatë të caktuar”-shkruan Ruli.

Deputeti demokrat  e sheh aksionin politik të PD-së të frymëzuar nga LSI që bën lojën e saj për të shantazhuar kundërshtarin e saj.

“PD e kerkon nje qeverisje teknike qe sot deri ne zgjedhjet e ardhshme elektorale vetem sepse ajo s`mund te kete asnje garanci per te patur nje regjim zgjedhjesh te lira e te pamnipuluara sa kohe qe pushtetin ekzekutiv ta kete Rama, Tahiri, dhe gjithe klientela kriminale apo kleptokrate e kesaj dinastie Dhe per Pd ky nuk eshte me nje dyshim hipotetik por nje realitet i pashmangshem. Ndersa Meta dhe LSI kerkojne perseri te njejten gje , pra qeveri “teknike’ apo “ekspertesh” thjesht per ti dhene nje kundergoditje ne stomak Rames , dinakerite e pabesite e te cilit i kane ndjere pa nderprerje pergjate martese politike tre vjecare me te. Pra sic mund ta kuptojme e ashtuquajtura qeveri teknike qe pretendohet nga forcat e ndryshme politike sot ka si shkak primar mosbesimin total ndaj njera tjetres e jo besimin e nevojshem per te krijuar vertet nje qeverisje teknike te mirefillte bazuar ne nje konsensus te plote, momental, mes tyre” ”-shton më tej Ruli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.