“Konsensus ose do të ketë pasoja. Konsensus nuk do të thotë 94 vota”

Postuar në 18 Korrik, 2016 23:24

Takimi i orës 16:00 ka prodhuar dy qëndrime: një është qëndrimi i Lulzim Bashës dhe Ilir Metës dhe një është qëndrimi publik i Edi Ramës që foli për një reformë në drejtësi që kalon me 94 vota. Duket se ky ka qenë provokimi i radhës, pasi Basha dhe Meta kanë konfirmuar se Edi Rama ka patur tjetër sjellje gjatë takimit. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka rikonfirmuar ndërkohë në “Opinion” ato që tha një ditë më parë: konsensus për reformën ose do të ketë destabilitet. Dhe konsensus sipas tij nuk janë 94 vota. “Votat e LSI do të jenë gjithmonë aty. Nëse politikanët bëjnë ndonjë lojë të papranueshme atëherë unë do kontaktoj që nesë me Flackenstein Lu dhe Nuland që ata të ndërhyjnë. Cilido që tenton të poshtërojë opozitën, po bën një faj të madh. Kjo duhet të jetë histori suksesi dhe jo histori elektorale se do të ketë pasoja. Deklarata e Ramës nuk është një thirrje dhe kontribut për konsensus”, tha Meta që foli për “pasoja të hidhura”.

Ndonëse ka refuzuar të pranojë hapur krizën në koalicionin qeverisës, Ilir Meta e ka nënkuptuar mbylljen e marrëdhënies politike me PS-në dhe Edi Ramën, të cilin e akuzoi hapur se nuk po kontribuon për një klimë më të mirë. Reforma si histori suksesi është sipas kreut të LSI-së një domosdoshmëri që do të korrigjojë edhe premisën e gabuar prej nga u nis diskutimi për të. Dhe kjo është reforma si proces për të gjetur fajtorë. Apel dhe thirrje kombinuar me shantazh për kryeministrin, i cili sot duket se ka mbajtur dy qëndrime duke zbuluar se është i sinqertë me ASNJË.  Nuk mund të mos mbahet shënim edhe falenderimi që Meta bëri për opozitën që sipas tij "ka kontribuuar shumë për konsensusin".  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.