Prefekti i Shkodrës: “Ligji 7501, katrahura e të dyja partive. Referendum në Shkodër për pronat nëse nuk ndërhyhet për zgjidhjen e tensioneve”

Postuar në 09 Korrik, 2016 19:21

Paulin Radovani, prefekt i Shkodrës ka deklaruar se qeveria duhet të marrë masa për situatnë e tensionuar që ka prodhuar legjislacioni mbi pronën në zonën e Shkodrës. Pas një takimi me bashkitë e Shkodrës, Lezhës, Pukës dhe Agjencisë së Kthimit të Pronave, Radovani tha se 80% e familjeve kanë probelme me pronën dhe nuk përjashtohet mbledhja e firmave për një referendum që të japë një mendim për “katrahurën e ligjit 7501”.

“Do të kthehen malësitë njësoj siç janë kthyer fushat, me konflikte. Nuk bëhet më. Arrijnë në qytete me çertifikata në hipoteka njerëz që nuk kanë jetuar kurrë nëpër këto vende. Si ajo partia që më kë futur mua prefekt, si ajo partia që bërtet në opozitë, të dyja e kanë përgatutur këtë supë. Ligji 7501 ka qenë një katrahurë. Me mendjen se po u japim tokë të tërëve për ta përdorur, kanë marrë tokën e tjetërkujt dhe e kanë shitur, ndërkohë që pronarët e vërtetë vazhdojnë akoma të merren me Agjencinë e Kthimit të Pronave”, tha Radovani, raporton “TemaTv”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.