Zoti na ruajtë!

Postuar në 01 Korrik, 2016 11:17

Grabitja me armë në pisten e aeroportit të Rinasit ishte dëshmia më tronditëse se policia me uniforma "alla turka", të cilave ka nisur t'u dalë boja ende pa u përdorur, nuk mund të konsiderohen trupa të sigurisë dhe se pavarësisht paradave të suksesit me të cilat krenohet nga ministri te kryeministri, shqiptarët në këtë vend janë të ekspozuar dhe të pambrojtur.
Grabitja me armë ndodhi në pistën e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", objektin me parametrat më të larta të sigurisë, ku na u tha se masat janë shtuar pas akteve terroriste të Stambollit.
Çfarë duhet të ndodhë më për të provuar operativitetin dhe profesionalizmin e policisë që kemi? Kur lajmi nisi të marrë dhenë nëpër ekrane besova deri në fund ishte ndonjë lojë e Saimir Tahiri për të provuar gatishmërinë e policisë, ndonjë demostrim strërvitor si ato që ndodhin në bulevard. Nuk ishte kështu, edhe Saimiri nuk doli të na bindë se policia është në krye të detyrës, sepse mund të jetë në detyrë, por vetëm për të marrë rrogën ose ndonjë pjesën që i takon nga grabitjet. Çdo qytetar duhet të mos ushqejë iluzione se për sigurinë e tij kujdeset policia e shtetit. Vigjilencë personale, sytë dhe veshët katër sepse polica është vetëm për gjoba, histerizma dhe dajak në komisariat. “Ka diçka që nuk shkon. Për një vit e gjysmë është vjedhja e tretë, edhe pse bankat mundohen të respektojnë kushtet e ruajnë konfidencialitin”- thotë Spiro Brumbulli, kryetar i Shoqatës së Bankave për Moitor, duke shtuar se bankat nuk kërkojnë gjëra të mëdha, por elementët bazë të sigurisë. “Duhet parë një analizë më e thelluar, pasi kur bëhen tre raste brenda një kohe të shkurtër, nuk është më rastësi”, thotë ai. “Mund të bëhej gjëmë më e madhe, grabitësit mund të futeshin edhe në avion." Po zoti Brumbulli mund të bëhej edhe ndonjë gjëmë më e madhe. Askush nuk jep garanci se çfarë mund të na ndodhë nëse terroristët vendosin të bëjnë ndonjë shaka me shqiptarët, si popull më amerikan se amerikanët. Zoti na ruajtë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.