Greva e të burgosurve të Drenovës në ditën e dytë, transferohen organizatorët

Postuar në 25 Qershor, 2016 11:18

Greva e urisë e 150 të burgosurve të burgut të Drenovës ka hyrë në ditën e dytë. Të burgosurit, të cilët kanë refuzuar ushqimin prej së enjtes janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë paraqitur probleme shëndetësore. Pjestarë të grevës së urisë i thanë Abc Neës se administrata e burgut të Drenovës po ushtron presion mbi të burgosurit që të ndërpresin grevën e urisë edhe pse kërkesat e grevistëve fokusohen tek mundësia e ndryshimeve të dispozitave të veccanta të Kodit Penal. Pasditen e djeshme të gjithë të burgosurit që u konsideruan organizatorë të greves u transferuan nga Drenova në burgje të tjera. Markel Busho dhe Ervin Xhacka u transferuan ne burgun e Burrelit, Gentian Kosta në burgun e Lezhës dhe Klajdi Stefa në burgun e Peqinit. Burime nga burgu i Drenovës thanë se greva e urisë është në tejkalim të rregullores se burgut dhe refuzimi i ushqimit cenon rendin dhe sigurinë publike në institucionin e vuajtjes se denimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.