Gjermania trajton me pensione 2500 bashkëpunëtorë të Nazizmit në Belgjikë

Postuar në 09 Qershor, 2016 14:32

Bashkëpunimi nuk të lë pa gjë. Kjo vlen të thuhet edhe në rastin kur bashkëpunon me forca ndaj të cilave bota ka një qëndrim të prerë: nazistët. Një rast në Blegjikë, verifikuar nga historianët ka nxjerrë në dritë se 2500 bashkëpunëtorë belgë të nazizmit, gjatë kohës së pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore, vijojnë të marrin pension nga Gjermania. BBC-ja raporton sot se çështja është trajtuar edhe në nivel politik: të mbijetuarit nga nazizmi i kanë kërkuar ministrit përkatës, Daniel Bacquelaine që ta ndalojë këtë gjë. Inicitiva për të ndalur këtë pagësë është ndërmarrë nga Grupit për Kujtesën, përbërë nga blegë që i mbijetuan kampeve të përqendrimit. “Nuk e kuptoj sesi në Europën e sotme Belgjika dhe Gjermania nuk ja dalin që të shkëmbejnë informacion”, citohet të ketë thënë presidenti i kësaj shoqate, Pieter Paul Baeten, referuar pretendimeve se “Gjermania thjesht bënë pagesat pa patur informacion se ku shkojnë ato”(http://www.bbc.com/news/world-europe-36489700).

Problemi është shumë irritues, pasi jep përshtypjen e një politike të posaçme që i anashkalon qëndrimeve zyrtare. Dhe Belgjika është ndër vendet me më shumë bashkëpunëorë. Siç shkruan BBC-ja, pas lufte u dënuan 57 mijë bashkëpunëtorë.  Kreu i nazistëve belgë, Leon Degrelle, u dënua me vdekje, por ai jetoi në Spanjë edhe pas rënies së regjimit frankist.

Një hulumtim i kryer nga historianë belgë në vitin 2007 i nxjerr këta bashkëpunëtorë fajtorë në krime kundër njerëzimit: në persekutimin e hebrejve pas pushtimit në vitin 1940. Gjermania ka qenë përherë evazive në përgjigjet e veta për pagesat që kryen dhe ky rast hedh dyshimin se Berlini, megjithë situatën e vështirë, “nuk i ka harruar miqtë”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.