nazizmi

Ikja nga Atdheu

Postuar në 19 Qershor, 2021 19:18

 

Rusia publikon dokumente të reja mbi operacionin e çlirimit të Budapestit

Postuar në 14 Shkurt, 2020 15:24

Ministria ruse e Mbrojtjes ka zbardhur këto ditë disa dokumente të papublikuara më parë për operacionin e çlirimit të kryeqytetit hyngarez, Budapest nga pushtimi nazist. Sovjetikët e morën Budapestin pas 108 ditësh luftimesh, duke nisur që nga fundi i tetorit 1944. Sipas disa historianëve rusë operacioni ishte i dyti për nga kohëzgjatja pas operacionit të Leningradit dhe I dyti pas Stalingradit për nga egërsia e luftimeve.

Festivali i Berlinit pezullon çmimin Ariu i Argjendtë për shkak të së shkuarës naziste të Alfred Bauer

Postuar në 31 Janar, 2020 11:45

Festivali i filmit në Berlin ka pezulluar një nga çmimet kryesore që shpërndan për artistët pjesëmarrës, atë dedikuar Alfred Bauerit.

Metamfetamina dhe Blitzkrieg

Postuar në 12 Janar, 2020 00:34

 

Demokracia nuk i besohet Qeverisë - rasti i Zvicrës*

Postuar në 10 Shtator, 2019 02:29

 

Lufta e Dytë Botërore kishte përfunduar kur qeveria zvicerane më në fund nisi të gëzsonte “regjimin e fuqive të plota” që parlamenti ia akordoi asaj gjatë kohëve të krizës. Do të duhej pritur viti 1949 kur nisma e quajtur “Rikthim në demokracinë e drejtpërdrejtë” të miratohej me një shumicë të lehtë dhe ta rivendoste demokracinë në truall të sigurtë.

Kouchner: “BE-ja të bojkotojë presidencën austriake”

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 11:57

Ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner kërkon që Bashkimi Europian të bojkotojë presidencën austriake. Përmes një letre të publikuar në gazetën “Le Monde”, Kouchner e cilëson kabinetin e ri qeveritar të Austrisë si trashëgimtar të Nazizmit, duke iu referuar aleatëve të ekstremit të djathtë të kancelarit Sebastian Kurz. 
Letra është firmosur edhe nga Benjamin Abtan, themelues i European Grassroots Antiracist Movement dhe  Beate dhe Serge Klarsfeld, themelues të “Sons and Daughters of Jewish Deportees” nga Franca.

BE me qëndrim zyrtar, nazizmi dhe komunizmi ideologji terrori

Postuar në 23 Gusht, 2017 18:09

"Dita evropiane e përkujtimit për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare përfaqëson vlerat e përbashkëta të Evropës dhe shteteve anëtare të saj”- ka shkruar në Twitter nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans duke i vënë kapak diskutimit të hapur nga qeveria greke, e cila kontestoi shenjën e barazisë mes nazizmit dhe komunizmit.

Në geton e Lodz 1940 -1944

Postuar në 02 Prill, 2017 18:17

Fotografitë e mëposhtme janë realizuar nga Henryk Ross, i mbijetuar i getos së Lodz në Poloni. Ai fotografoi fshehurazi pjesë të realitetit në geto, në të cilën mbijetuan vetëm 877 hebrej nga 200 mijë që hynë. Ross i fshehu 6000 negativët dhe i përpunoi pas lufte për të përcjellë vetëm disa çaste nga një histori që nuk pushon së rrëfyeri nivelin e krimit që ka ndodhur mbi tokën europiane. Pamjet japin edhe momente gëzimi në një klimë terrori. 

 

Shenjtërimi i Stepinac, nis takimet komisioni katoliko-ortodoks

Postuar në 16 Shkurt, 2017 08:59

Kanonizimi si shenjtor i Alose Stepinac, kardinalit kroat në kohën e Luftës II Botërore, do të bëhet në varësi të konkluzioneve të komisionit të përbashkët mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse që këto ditë po zhvillojnë takime në Novi Sad. Komisioni u krijua me iniciativën e Papa Françesku dhe ai do të marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet, faktet dhe provat sipas të cilave pretendohet se Stepinas ka marrë pjesë në krijimin e Shtetit të Pavarur të Kroacisë dhe politikën e tij genocidale.

Tcvetan Todorov dhe “Lulja e diellit” e Simon Vizentalit

Postuar në 14 Shkurt, 2017 18:33

“Lulja e Diellit” është një tregim gjysmë autobiografik Simon Vizentalit, i atij që, si asnjë tjetër, ndoqi pas lufte kriminelë nazistë të fshehur kudo nëpër botë dhe ia dha drejtësisë. Është shkruar jo thjesht për të treguar një ngjarje makabre, por edhe për të hapur një diskutim të gjerë mbi krimin, ndëshkimin apo mundësinë e faljes së kriminelëve politikë dhe ideologjikë, apo kriminelëve në përgjithësi.  

Pages

Subscribe to RSS - nazizmi