Masakër në qendër të Stambollit, 11 të vrarë nga shpërthimi pranë një stacioni autobusi (Foto)

Postuar në 07 Qershor, 2016 10:07

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm qendrën e Stambollit. Një makinë e parkuar afër një stacioni autobusi u hodh në erë duke shkaktuar të paktën 11 të vrarë e dhjetra  të plagosur. Mes viktimave 7 janë punonjës policie dhe 4 qytetarë. Bilanci është ende paraprak dhe numri i viktimave pritet të rritet.

Automjeti ka qenë i mbushur me eksploziv dhe ka shpërthyer në momentin që pranë tij po kalonte një autobus policie. Sipas mediave turke në vendngjarje janë dëgjuar të shtëna, por nuk konfirmohet nëse ka patur përplasje me armë mes atentatorëve dhe policisë. Autoritetet bëjnë fjalë për një sulm terrorist.

Vala e sulmeve terroriste që ka përfshirë Turqinë po e dëmton rëndë në planin ekonomik, pasi ndikon drejtëpërdrejtë në sektorin e turizmit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.