shperthimi

Shpërthimi i Tunguskës, teoria e re: Një asteroid hyri dhe doli nga atmosfera

Postuar në 15 Tetor, 2020 16:42

Një ekip studiesish nga Universiteti Federal Siberian në Rusi ka dalë së fundmi me një shpjegim të ri për atë që njihet si Shpërthimi i Tunguskës, ndodhur në qershor të vitit 1908. Daniil Khrenikov, kreu i studimit sugjerojnë se shpërthimi që pati pasoja të mëdha në zonë, u provokua nga një asteroid me përmbajtje hekuri, i përmasave 200 m në diametër që kaloi tangencialisht në atmosferë dhe mandej doli në hapësirë. Kjo për shkak të këndit të hyrjes. 

Video/Shpërthimi i dy bombave më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore në Poloni

Postuar në 14 Tetor, 2020 11:09

Bombat u shpërthyen në kanalin Piast, pranë qytetit Swinoujscie dhe u evakuuan 750 njerëz. Bombat ishin të tipit "Tallboy", prodhim britanik, me peshë 5,400 kg, me mbushje 2,400 kg eksploziv.

Hipoteza/Një shpërthim supernove mund të jetë shkaku i zhdukjes në masë në Tokë, 359 mln vjet më parë

Postuar në 20 Gusht, 2020 03:11

Rrezet kozmike të emetuara nga shpërthimi i një supernove(yje masivë të quajtur xhuxh i bardhë që janë në fazën e fundit të evolucionit të tyre dhe që përshpejtojnë fuzionin bërthamor) mund të jenë përgjegjëse për të paktën një zhdukje masive në Tokë. Ky është përfundimi i një studimi të udhëhequr nga profesori Brian Field nga universiteti i Ilinoisit që sugjeron se shpërthimet kozmike mund të kenë shkaktuar zhdukjen në masë 359 milionë vjet më parë, mes periudhave Devoniane dhe asaj Karbonifere.

Shpërthimi në Bejrut, autoritetet paralajmëruan rrezikun që në janar

Postuar në 11 Gusht, 2020 13:54

Agjencia “Reuters” ka zbardhur sot atë që mund të quhet një histori e vërtetë korrupsioni dhe papërgjegjshmërie pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit në Liban.

Sipas dokumenteve të siguruara nga kjo agjenci, zyrtarët e sigurisë në port kishin paralajmëruar muajin e shkuar Presidentin e vendit dhe Kryeministrin se 2500 tonë nitrat amoni që ishin magazinuar në port përbënin një rrezik të madh dhe mund të shkatërronin kryeqytetin nëse do të shpërthenin.

Manipulimi me shpërthimin e Bejrutit: "Filmohet" goditje me raketë

Postuar në 07 Gusht, 2020 19:23

Kanë mjaftuar pak orë nga shpërthimi në Bejrut që teoritë e një sulmi të nisin të përhapen në internet përmes videove të ndryshme. Në njërën prej tyre duket një raketë që godet dhe provokon shërthimin kryesor. Associated Press shkruan se nuk ka të dhënë për një sulm, edhe pse ky skenar nuk është përjashtuar tërësisht. Çështja këtu qëndron te përjashtimi i mundësisë së një sulmi me raketë dhe sipas AP-së në videon me efeket negative është kryer manipulimi.

Raportohet për 78 viktima në Bejrut. Shpërthimi i shkaktuar nga 2750 tonë nitrat amoni

Postuar në 05 Gusht, 2020 03:00

Dy shpërthimet e ndodhura dje në kryeqytetin libanez, Bejrut, duket se kanë lënë pas një bilanc tragjik në viktima që i shtohet spektaklit terrorizues të kapur në kamera. Të dhënat e përditësuara flasin për 78 të vdekur dhe 3700 të lënduar. 

Liban, të paktën 30 të vdekur dhe 3000 të plagosur në Bejrut(video nga disa kënde)

Postuar në 04 Gusht, 2020 21:40

Ministria libaneze e Shëndetësisë njofton se nga dy shpërthimet e pasdites së sotme në kryeqytetin e vendit kanë mbetur 30 të vdekur dhe 3000 të plagosur. 

Korea e Veriut hedh në erë godinën e ndërlidhjes me Korenë e Jugut

Postuar në 16 Qershor, 2020 13:10

Korea e Veriut ka hedhur një tjetër hap drejt përshkallëzimit me fqinjin e vet jugor. Mediat raportojnë se Pheniani ka urdhëruar dhe ekzekutuar hedhjen në erë të një godine të kontaktit me Seulin në qytetin kufitar të Kaesong.

Pamjet e shpërthimit janë bërë publike dhe ato janë interpretuar si shenjë e qartë e vullnetit të Koresë së Veriut për të tensionuar situatën. Një arsye për këtë reagim është propaganda e nxitur nga Jugu që po përdor dezertorë të ndryshëm kundër regjimit të Kim Jong-un.

Vullkani i Ilopangos mendohet se qëndron pas apokalipsit të shekullit VI e.s

Postuar në 25 Gusht, 2019 01:20

Një ekip kërkuesish nga universiteti Luteran i Kalifornisë pretendon se ka zbuluar burimin e ngjarjeve apokaliptike të shekullit VI të erës sonë: një megashpërthim vullkanik në Ilopango të El Salvadorit. Vlerësohet se ai ka qenë një ndër më të mëdhenjtë në 7000 vitet e fundit duke hedhur në atmosferë 10.5 milje kub shkëmb, e që është 100 herë më i fuqishëm se shpërthimi i famshëm i malit të Shën Helenës në vitin 1980 dhe disa herë më i fuqishëm sesa ai i malit Pinatubo në vitin 1991.

Foto/Pamje nga hapësira të shpërthimit të vullkanit Raikoke

Postuar në 27 Qershor, 2019 12:55

Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor kanë kapur në 21 qershor të këtij viti, disa pamje spektakolare të vullkanit Raikoke në veriperëndim të Paqësorit. Raikoke shpërtheu javën e kaluar për herë të parë në thuajse 100 vjet. Shpërthimi i fundit i tij ishte në vitin 1924 kurse para tij në vitin 1778.

 

Pages

Subscribe to RSS - shperthimi