Nuland i kërkon Bashës të bjerë dakord me Ramën, kreu i PD ripërsërit kushtet

Postuar në 04 Qershor, 2016 10:19

Dy njoftime, njëri nga ambasada amerikane dhe tjetri nga zyra për shtyp e Partisë Demokratike konfirmuan një bisedë telefonike mes Ndihmës-Sekretares së Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë Victoria Nuland dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në njoftimin e sajnambasada thotë se "Ndihmës-Sekretarja Nuland theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis Z. Basha dhe Kryeministrit Rama për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi" pasi sipas saj "kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së".
Përmbajtja e bisedës u konfirmua edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, i cili përmendi disa kushte. "Basha rikonfirmoi qendrimin e Partisë Demokratike në mbështetje të formulës së vendeve të rezervuara të propozuar nga SHBA dhe BE që prej muajit shkurt 2016 për institucionet e reja të sistemit të drejtesisë, si dhe e njohu ndihmëssekretaren e Shtetit me zgjidhjet e propozuara nga Partia Demokratike për thjeshtimin e arkitekturës së drejtësisë në funksion të moskapjes politike. Duke theksuar se korrupsioni në drejtësi është produkt dhe pasojë e korrupsionit politik, z.Basha nënvizoi vendosmërinë e opozitës për të garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në veçanti për votimin biometrik dhe elektronik si prioriteti kryesor i demokracisë shqiptare"-thuhet në njoftimin e PD. Kështu megjithë ndërhyrhyrjen e amerikanëve që duket se janë dhe iniciatorë të këtij takimi, shtrëngimimi duarve mes Ramës e Bashës nuk pritet të prodhojë ndonjë sukses.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.