Mbi vizitën pritshme të ministrit të Jashtëm grek në Tiranë*

Postuar në 04 Qershor, 2016 13:58
Prof. asoc. Panajot Barka

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias vjen të hënën në Tiranë. Është vizita e dytë e tij në Shqipëri në harkun kohor të 11 muajve dhe në përgjigje të shpejtë të vizitës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Greqi, D. Bushati, në mars të këtij viti.  Përpos tyre, dy ministrat kanë takime të shpeshta në veprimtari ndërkombëtare. Kjo denduri takimesh lidhet me vlerësimin e rendësisë dhe perspektivës së marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Vetëm kështu mund të interpretohet “nxitimi” i Kotzias për kthimin e vizitës së Bushatit në Athinë. Por nga ana tjetër, në më pak se tre muaj nuk është se u gjetën “mekanizmat për zgjidhjen e problemeve”, siç u shprehen të dy ministrat në Athinë. Më shumë përvijohet fakti i qëndrimeve aspak konverguese nga politikat e të dy vendeve përsa u përket faktorëve përcaktues të perpektivës së marrëdhënieve dypalëshe.

 

Ministri Kotzias me sloganin e kësaj vizite “Marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë dhe e ardhmja e evropiane e rajonit”, e ka përcaktuar shumë qartë konceptin grek të perspektivës së marrëdhënieve greko-shqiptare. Për palën greke ato duhet të zhvillohen në frymën evropiane të ridimesionimit të marrëdhënieve të saj me vendet e rajonit. Ndërsa për homologun e tij shqiptar koncepti i së ardhmes së tyre duket se stacionohet te dialektika me të shkuarën.

 

Një politikë e tillë, nga njëra anë neutralizon këmbënguljen e palës greke për një frymë evropiane në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve tanë, pa patur me vete dhe vullnetin e palës shqiptare. Nga ana tjetër i heq Greqisë të drejtën e tolerimit historik në emër të fqinjësisë së mirë, fakt që vërteton si historia 45-vjeçare e rivendosjes së marrëdhënieve greko-shqiptare, ashtu edhe historia më e gjatë e marrëdhënieve midis dy popujve, vendeve dhe shteteve tona. Për palën greke konstantja që i përshkon këto marrëdhënie është këmbëngulja e vazhdueshme në sens pozitiv për marrëdhënie vëllazërie, miqësie e bashkëpunimi. Por rezultantja e kësaj rruge tregon se çdo herë që midis popujve tanë arrihej afrimi i natyrshëm dhe marrëdhëniet e partneritetit vëllazëror, interesat e të tretëve i çonin ato në zgrip. Ndodhte kështu se këto interesa realizoheshin më mirë nëse pengohej afrimi shqiptaro-grek. Po ashtu, është e vërtetë se historikisht, pala që merr iniciativën për të ringritur marrëdhëniet midis dy vendeve në nivele dhe realitete adekuate me zhvillimet historike, është ajo greke dhe parimi nga i cili udhëhiqet në to, është parimi i sotëm evropian: mënjanimin e momenteve të këqia të së shkuarës, (që në historinë e përbashkët janë të pakta dhe të parëndësishme) dhe adresimin e të ardhmes në ato pika që historia dhe perspektiva na bashkon dhe janë të shumta(Para disa ditësh, Franca dhe Gjermania, nëpërmjet figurave më të larta shtetërore, Merkel e Hollande, përkujtuan 100 vjetorin e betejës së Verdunit, ku u vranë 300 mijë ushtarë nga të dy palët. Më këtë rast inauguruan dhe nderuan një varrezë të përbashkët me po aq kryqe, si shenjë forcimi të miqësisë franko-gjermane. Turqia ka vite që varrezat e përbashkëta të saj me ato të ushtarëve armiq, i ka kthyer në vend kurioziteti historik për miliona turistë të botës).

 

Fakt karakteristik përbën moment historik i rivendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, në majin e largët të vitit 1971. Qeveria e kolonelëve në Greqi qe iniciatorja për këtë hap, edhe pse në thelb i papajtueshëm për një juntë ushtarake. (Kishte ndodhur edhe me Diktatorin Pangallos në vitet 1926-30). I parapriu këtij veprimi deklarata e Greqisë në OKB, sipas të cilës Greqia parashkruante realitetin e marrëdhënieve midis dyvende, vetëkrijuar në Konferencën e Paqës më 1946. Në emër të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, Greqia anashkalonte edhe realitetin e zymtë të minoritetit të saj në Shqipëri. Propaganda e shtetit të atëhershëm shqiptar, e konsideroi këtë hap të Greqisë si dobësi dhe si vërtetim të tezave të Tiranës.

 

Më 1985,  Karollos Papulias, i cili do të evidentohet në vijim si arkitekt i marrëdhënive të mira midis dy vendeve, mori iniciativën për hapjen e portës së ndryshkur prej 40 vjetesh të Kakavisë. 12 vjetmë vonë, me 1996, kur marrëdhëniet greko-shqiptare ishin future në zgripin e radhës, Papulias dhe Stefanopullos bënë hapin e radhës, duke i kulmuar juridikisht marrëdhëniet midis dyvendeve me nënshkrimin në Tiranë të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit.

 

Nga pala shqiptare mbetet karakteristik fakti që në kujtesën e saj active  në lidhje me historinë e marrëdhënieve të saj me Greqinë, mbeten momentet e pakta negative; negativitetin e të cilave e zhvlerëson vetë historia. Edhe pse të shtrira në kohën e gjatë historike, ato mblidhen për efekt të çdo momenti të së tashmes aktuale politike dhe përdoren, si për të ekplipsuar momentet dhe zhvillimet e shumta që na bashkojnë, ashtu edhe për të penguar marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mire dhe në frymë evropiane të së ardhmes. Aq më keq kur për t’I aktualizuar këto moment të parëndësishme negative dhe për t’i kthyer në shërbim të politikës active shtetërore, nuk u referohet qëndrimeve zyrtare të shtetitgrek, por faktorëve të dorës së dytë dhe të tretë jashtë politikës zyrtare greke. Injektohen me mjete të ndryshme në opinionin publik dhe pastaj politika zyrtare u referohet si vullnet politik popullor. Nga ana tjetër, çdo përpjekje që bën Greqia dhe çdo iniciativë që merr Athina si vijim të qëndrimeve të veta konstante për politikën e fqinjësisë së mirë, konsiderohen si dobësi të shtetit grek, ose si vërtetim të pretendimeve të mësipërme të pales shqiptare. 

 

Gjatë  gjithë periudhës së tranzicionit të stërzgjatur shqiptar dhe pavarësisht ulje-ngritjeve të marrëdhënieve dy palëshe, Greqia ruajti një konstante në ngritje positive në qëndrimet e saj ndaj Shqipërisë. Është partneri parësor i Shqipërisë në kontribute ekonomike, investuese, tregëtare, shoqërore e kulturore.  Por, parësor mbetet sidomos kontributi i Athinës për anëtarësimin e Shqipërisë në struktura dhe në organizma euroatlantike, (OSBE, KiE, NATO, inicim dhe institucionalizim të procesit për anatërësimin në BE etj.), në një kohë që nga ana e vet Shqipëria, ka pothuaj një bilanc nul në kontributet e saj në marrëdhëniet me Greqinë.

 

Reflektimin historik e bën më evident në vizitën e pritshme të zotit Kotzias fakti se gjendemi para momentit kohor që argumenti juridik i marrëdhënieve “shumë të mira”, Traktati i Miqësisë, duhet, juridikisht dhe praktikisht, rinovuar. Ministri i Jashtëm grek, pavarësisht se nuk e deklaron këtë qëllim, e nënkupton atë në formulimin e ri të marrëdhënieve dy palëshe, si realitet për evropianizimin e rajonit, projektuar kjo në një paketë komplekse për zgjidhjen, fillimisht të problemeve midis dy vendeve. Por në misionin e tij duket se Kotzias do të hasë edhe në vështirësi të tjera. Vitet e fundit pala shqiptare ka bilancin më negative në respektimin e marrëveshjeve midis dyvendeve. (Ajo e kufirit detar, e varrezave të ushtarëve grekë rënë në luftën kundër pushtuesve fashistë, funksionimi i komisionit të përbashkët për përmbajtjen e teksteve shkollore etj.). Një fakt i tillë nuk mund të tolerohet nga opinioni publik e politik grek. Fryma nacionaliste kundër Greqisë në vend po bëhet pjesë e politikës zyrtare.

 

Nga ana tjetër, ndërsa pala greke vjen me shqetësimin që këtë rrugë të ngushtuar të marrëdhënieve dypalëshe ta kthejë në një hapësirë bashkëpunimi me frymë evropiane, të mishëruar në vazhdimësinë e Traktatit të Miqësisë, duket se pala shqiptare është e interesuar në një gravitet të kundërt.

 

Për ministrin Bushati, moment ristartimi i këtyre marrëdhënieve është abrogimi i ligjit inekzistent të luftës, i vitit 1940. Për këtë flet fakti që vetëm disa ditë para vizitës së homologut të tij grek, D. Bushati shprehej në një televizion të madh të vendit me gjuhën e një analisti të kohës së monizmit, se: “Nëse flasin për shfuqizimin e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, ka lidhje me rishikimin e teksteve të historisë, ka lidhje me çështjen e pronave të shtetasve shqiptarë dhe shtetit shqiptar në Greqi. Ka lidhje gjithashtu me nderimin për të rennet grekë në territorin shqiptar, sepse duhet që të përfundojë lufta, në mënyrë që të fillojnë të gjitha proceset e tjera. Shfuqizimi ka vlera të drejtpërdrejta politike dhe ligjore, apo adresimi i çështjes çame...”.

 

Dhe kjo kur dihet se, po t’i referohemi logjikës së pretendimit të mësipërm, shteti që i shpalli i pari luftë Greqisë, nuk e ka abroguar juridikisht këtë ligj, por fshihet pas argumentit aspak juridik, se votuesit e tij nuk ishin përfaqësues legjitim të popullit shqiptar!

Megjithatë, Kotzias vjen në Tiranë i bindur se nuk ka hapësirë për kthim prapa dhe se ky qëndrim është në të mirën e të dy vendeve, por në radhë të pare në të mirën e Shqipërisë.

 

*Titulli i autorit: N. Kotzias në Tiranë i bindur se për marrëdhëniet dypalëshe nuk ka kthim prapa

 

Comments

Submitted by Illi (not verified) on

nuk e shpeton dot barka e gjirokastres dashamiresin Kotzias e tere Greqine.

Submitted by Anonime (not verified) on

Profesor Barka ka të drejtë kur thotë që politikanët shqiptarë merren ca si shumë me të shkuarën. Në fund të fundit minoriteti grek në Shqipëri është ekzistent kurse minoriteti shqiptar në Greqi falë politikës raciste greke i takon së kaluarës. Veç diskutimi për të nuk dëmton asnjë palë, thjesht shërben si katarsis. Edhe ju mund t’ia përmendni emrin zoti Barka se nuk janë qoftëlargu. Katarsis është më e shëndetshme se ndrydhja psiqike pasi pastron plagët e vjetra dhe tregon që fqinjët e mire mund të diskutojnë për çdo gjë pa ja marrë për ters njëri-tjetrit. Në fund të fundit çamët ishin nënshtetas grekë me kombësi shqiptare, dhe pronat e tyre të konfiskuara janë diçka konkrete e jo diçka që nuk ekziston më. Prona nuk humbet dhe këtë e tregojnë edhe kërkesat e pjesëtarëve të minoritetit grek drejtuar qeverisë së tyre për kthimin e pronave të tyre, të cilat u shtetëzuan nga regjimi komunist para dekadash.
Meqë ra fjala, nëse politikanët grekë merren vetëm me të ardhmen, përse para pak kohësh i kërkuan qeverisë gjermane reparacione lufte për gjëra që kishin ndodhur para se të përziheshin çamët? Si sanksion ata kërcënuan me shtetëzimin e pasurive shtetërore gjermane në Greqi. Qeverisë shqiptare nuk i ka shkuar kurrë në mend të kërcënojë në mënyrë të tillë!
Të flasësh për varreza si pikë kurioziteti historik është diçka makabre. Për të vijuar me stilin e zotit Barka: Mbase do të ishte mire që ai propozimin e tij t’ia parashtronte qeverisë greke për ndërtimin e një varreze kollektive në Qafë-Botë në kujtim të grave e fëmijëve që vdiqën kur u përzunë nga shtëpitë e tyre. Ia garantoj që shifrat e turistëve do të rriteshin. Mbase do të ishte mire që në këtë ditë të organizohej në lokalitetet përkatëse greke një festë përkujtimore me vizitë të figurave të larta shtetërore nga të dyja palët, ku të thuhej që e kaluara nuk e pengon të ardhmen dhe të dy popujt janë vëllezër, fjalë që e përdorin politikanët turq në çdo vizitë. Kështu do ti jepej një impuls pozitiv qëndrimit të institucioneve civile dhe shtetërore të të dyja anëve pa diskriminuar krahinë apo fe. Edhe turqit, të paktën në retorikën politike, shqiptarët nuk i ndajnë siç e bëri njëherë ministri aktual i jashtëm grek Kotzias, kur tha se ka shqiptarë normalë dhe jo normalë. Deklarata të tilla të kujtojnë një thënie të princit Abdullah të Perandorisë Osmane, i cili ishte caktuar si kandidat për fronin e Shqipërisë së re: “Unë njoh vetëm dy lloje shqiptarësh: deputetët në Parlament dhe rojet e tim eti.” Veç kjo deklaratë është e fillimit ë shekullit XX. kurse ajo e zotit Kotzias është pak si më e re.
Përzëniet e emigrantëve ekonomikë në numra të konsiderueshëm brënda pak ditëve, si në vitet 90 apo grisja e dokumentave në pikat kufitare, siç ndodhi me turistët shqiptarë, kur doganierët grekë u thoshin të shkonin e të hapnin kishën e Përmetit, ose ishin organizuar nga faktorë të dorës së parë brenda politikës greke ose tregojnë që në shtetin grek nuk di koka se çfarë bën këmba. Gjithashtu do të ishte interesante të dihej se cilin rang zë në politikën dhe opinionin e e vendit fqinj Kryepiskopi i Athinës dhe I gjithë Greqisë Jeronimi II., i cili në Takimin e II të Arvanitëve para pak ditësh deklaroi: “Takime të tilla prodhojnë antitrupa.” Nëse arvanitët e greqizuar janë antitrupat, cilët janë mikrobet?
Justifikimi shqiptar se qeveria e vitit 1940 ishte qeveri kukull shihet nga zoti Barka si argument “aspak juridik”, qëndrim i cili u manifestua gjatë një interviste në televizionin shqiptar edhe nga deputeti i “Agimit të Artë” Kristos Papas. Ishte shpërngulja e dhunshme e minoritetit mysliman shqiptar konsekuencë juridike? Përse nuk u mbajt një qëndrim tillë edhe ndaj pjesëmarrësve në “batalionet e sigurisë”, të cilat u formuan nga nazistët gjermanë në Greqinë e okupuar dhe pas luftës u angazhuan nga qeveria greke kundër komunistëve grekë, të cilët kishin luftuar kundër gjermanëve?
Zoti Barka thotë që qëndrimi zyrtar shqiptar nuk mund të tolerohet nga opinioni grek: Është e vërtetë që politika greke në disa raste nuk i ka treguar dritën e kuqe Shqipërisë siç po ja tregon Maqedonisë. Qasja e saj jokonstruktime ndaj shteti maqedon është fakt i cili kritikohet rregullisht nga partnerët e saj euroatlantikë. Qëndrimi strategjik grek ndaj Shqipërisë ka qënë objekt diskutimi brenda politikës greke. Zoti Barka përpiqet ta justifikojë këtë strategji me bindjen e zotit Kotzias, se hapa të tillë bëhen “për të mirën e Shqipërisë”. Vetëm për këtë?

Submitted by Shqiptar (not verified) on

Greku Barka, duhet te dish mire, se greke budallenj ka me tonelata, por jo shqiptare.
Perrallat e mesiperme, ik e thuaja Janullatosit, me qellim qe te rrisesh kredibilitetin tend tek greket qe te te japin ndonje kocke per te lepire.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Si gjithnje, z. Barka i sakte ne analizen e vet per marredheniet greko shqiptare.
Nje pergjigje per nje nga komentuesit e mesiperme pse i kerkon Greqia reparacionet e luftes: sepse konfereca e Podsdamit (17 July to 2 August 1945) , e pasuar nga konferenca e Paqes ne Paris ( 10 February 1947) me traktatet e saj si dhe Konferenca e Londres i ka dhene kete te drejte Greqise si fituese e koalicionit antifashist ndaj Gjermanise qe i shkaketoi deme katastrofale Greqise. Nuk dihet te kete ndonje konference nderkombetare qe tu jape te drejte Cameve dhe bashkepunetoreve te tjere te forcave te koalicionit te Aksit Gjermani-Itali-Japoni-Bullgari -Rumani dhe Finlande. Madje ne konferencen e Potsdamit u vendos debimi i 2 milion gjermaneve nga Cekoslovakia, proces qe perfundoi ne 1948 (https://en.wikipedia.org/wiki/Expulsion_of_Germans_from_Czechoslovakia.)

Submitted by Anonime (not verified) on

Tani si shqiptar të futesh në problemet greko-gjermane është pak si e sikletshme, veç çështja e reparacioneve ka historinë e saj, dhe unë nuk kam ndër mend të bej avokatin e gjermanëve. Reparacionet i përmenda si shembull që qeverisë greke, kur i volit, shikon me shumë qejf nga e shkuara.
Shumë mirë që qenkan përmendur gjermanët në Potsdam! Po çamët ç‘hyjnë në këtë mes? Ja edhe një fjalë e një patrioti të z. Barka për këtë punë. http://www.protagon.gr/epikairotita/politiki/theloun-ti-sygkrousi-396040...

Submitted by Greqipeladhia (not verified) on

Greket jane rrace jevgu e shartuar me ushtaret e kryqezatave qe shkonin ne Jeruzalem.
Pranadaj, jane pa karakter.
Rrace muti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.