Clinton provokon krizë në paradhënie me Iranin. “Foreign Policy”: Hillary, sëmundje ndërkombëtare

Postuar në 03 Qershor, 2016 23:42

 Një ditë pasi kandidatja demokrate për president të SHBA, Hillary Clinton deklaroi në San Diego, se SHBA mund të çarmatosë Iranin me ndërhyrje ushtarake, ka ardhur një përgjigje nga Teherani zyrtar. Zv. shefi i ushtrisë iraniane, gjenerali Massoud Jazayeri deklaroi se “Irani është i përgatitur për një konfrontim të vendosur dhe të gjatë me çdo skenar amerikan”. “Vendi ynë dhe forcat tona të armatosura nuk janë përballur asnjëherë me një luftë, por ne nuk kemi hequr dorë për asnjë çast nga përgatitjet mbrojtëse”, shtoi ai(http://www.presstv.com/Detail/2016/06/03/468731/Iran-US-military-option-Clinton-Jazayeri).  

Po kështu gjenerali iranian ka kujtuar edhe njëherë se forcat amerikane apo vetë SHBA në Siri janë vetëm një nga aktorët në terren, ndaj edhe qasja ndaj krizës nuk mund të jetë unilaterale.

Zgjedhjet amerikane po priten me interes për të parë edhe pasojat që do të kenë mbi sistemin ndërkombëtar dhe realitetin  në botë. Republikani Trump ka bërë disa deklarata që nuk ishin parashikuar dhe që nuk hyjnë në asnjë ekuacion arsyetimi me të cilat operon një botë që bashkëjeton nën një sistem rregullash ndërkombëtare.

Por edhe për Clinton nuk kanë munguar kritikat. Ajo vjen në garë nga detyra e sekretares së Shtetit, ku nuk ka shkëlqyer. Skandali i e-maileve që po merr përmasa penale për Clinton është një nga pamjet që ofrohen për të parë sesi merreshin vendimt. Libia është një tjetër. Në një shkrim në revistën “Foreign Policy”, Clinton cilësohet si “sëmundje ndërkombëtare”. Autori shkruan se ajo që ndodhi në Libi konfirmon se Clinton zgjedh aktivizmin përkundrejt realizimit. Por ku është atëherë dallimi me Trump? Me sa duket këto zgjedhje kanë nxjerrë në krye të garës dy njerëz që deri më tani perceptohen se nuk i përgjigjen detyrimeve që ka një vend i madh si SHBA, por që edhe nuk po japin mesazhe të qarta se kuptojnë mirë botën ku jetojnë me të cilën janë të detyruar të ndajnë vizionin e tyre. Nëse kanë një të tillë(http://foreignpolicy.com/2016/06/03/there-is-an-international-disease-which-is-hillary-clinton/?utm_content=buffer0093e&utm_medium=social&utm_source=facebook.com&utm_campaign=buffer). 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.