Bie ndjeshëm indeksi i besimit të Dhomës Amerikane të Tregëtisë, problemi kryesor marrëdhëniet me administratën doganore e tatimore

Postuar në 01 Qershor, 2016 14:38

Më shumë se 65% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e kanë perceptuar klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, ose shumë të pafavorshme, 5.2% e kanë konsideruar klimën si pozitive dhe 29.1% si neutral. Indeksi mat elementët e rëndësishëm të tilla si politikat e qeverisë, nivelin e taksave, korrupsionin, informalitetin, zbatimin e ligjit dhe gjithashtu elementë lidhur me performancën e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare. Tre shqetësimet kryesore të raportuar nga të anketuarit për vitin 2015 ishin “niveli i përgjithshëm i taksave të zbatuara”, “Monopoli dhe konkurrenca e pandershme”, “Burokracia e qeverisë” Rreth 70% e të anketuarve e konsiderojnë nivelin e përgjithshëm të taksave të zbatuara si të pafavorshëm ose shumë të pafavorshëm për bizneset, 26.5% e perceptojnë si neutral, ndërsa 3.8% si të favorshëm ose shumë të favorshëm. Marrëdhëniet me autoritetet doganore kanë shënuar rënien më të fortë. E njëjta tendencë është dhe për marrëdhëniet e biznesit me autoritetet tatimore, që kanë rënë nga 58.89 në 49.81. Këto janë dhe dy treguesit që kanë shënuar rënien më të madhe në indeksin e vitit 2015. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, z.Donald Lu ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rënien me gati 5 pikë përqindjeje të Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane (ABI), të publikuar ditën e sotme. Pak ditë më parë, edhe zëvendësambasadori amerikan, David Muniz, në një takim të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj shprehu shqetësimin për përkeqësimin e klimës për të bërë biznes në Shqipëri. Ai tha se “investitorët që kanë dashur të investojnë në Shqipëri janë frikësuar dhe kanë ikur”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.