Putin viziton Athinën, Tsipras: Zgjedhje strategjike partneriteti me Rusinë, dialog me Moskën për çështje të interesit rajonal

Postuar në 28 Maj, 2016 00:57

Greqia dhe Rusia ranë dakord të ridimensionojnë marrëdhëniet mes tyre dhe të eksplorojnë të gjitha mundësitë që ekzistojnë për rritjen e pranisë së investimeve ruse në ekonominë greke. Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin rus Vladimir Putin në Athinë, kryeministri, grek Aleksis Tsipras e quajti një zgjedhje strategjike forcimin e marrëdhënieve të Greqisë me Rusinë.

"Diskutuam për shtimin e fluksit të turistëve rusë drejt Greqisë dhe promovimin e formave alternative të turizmit. Ramë dakord për rivlerësimin e dialogut politik mes nesh, si një nismë me rëndësi të veçantë në një ambjent gjerësisht të destabilizuar"-deklaroi Tsipras.

Kryeministri grek tha se rivlerësimi i marrëdhënieve Greqi-Rusi mund të kontribuojë në forcimin e dialogut mes Bashkimit Europian, NATO-s dhe Rusisë. Putin i quajti shumë të dobishme bisedimet me kryeministrin Cipras dhe presidentin Pavlopulos. Duke iu referuar bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve presidenti rus tha se vitin e kaluar volumi i shkëmbimeve tregëtare arrriti në 2.7 miliardë dollarë.

Putin shprehu interesin e palës ruse për të investuar në hekurudhën greke, portin e Selanikut, si dhe nënshkrimin e një marrëveshje për shitjen e helikopterëve dhe infrastrukturës energjetike. "Zgjidhni problemin e vizave që të dërgoj 3 milionë turistë rusë në Greqi"-deklaroi Putin. Ai tha se në muajin mars numri i turistëve rusë në Greqi u rrit me 523%, duke shtuar se rezervimet për këtë vit i kalojnë 1 milionë turistë.

Duke iu referuar bashkëpunimit në fushën energjetike presidenti rus deklaroi se presioni i Shteteve të Bashkuara bëri që Bullgaria të tërhiqet në minutën e fundit nga projekti Southstream. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara se po instalojnë në Rumani një sistem antiraketor, i cili sipas tij është një kërcënim për sigurinë e Rusisë dhe jo të Iranit siç prtendojnë Shtetet e Bashkuara. Putin tha se Rusia i ka marrë masat dhe është e gatshme të kundërpërgjigjet. Lidhur me marrëdhëniet me Turqinë Putin tha se nuk e kuptonte ende pse ushtria turke rrëzoi avionin rus në Siri, akt për të cilin nuk ka dhënë sqarime ende. Një prej marrëveshjeve të nënshkruara është Deklarata per Dialog Politik për çështje të interesit të përbashkët rajonal .

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Pak me vonese ky takim, megjithe ate prep ne kohe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.