Djali i Hysni Milloshit një nga të dyshuarit për vrasjen e Elton Çiços

Postuar në 24 Maj, 2016 18:06
Policia e Shtetit ka më në fund një njoftim zyrtar mbi ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi, Elton Çiço. Në materialin e shpërndarë sot për shtyp, Policia deklaron si të dyshuar për vrasjen, shtetasit Jani Naim Ali, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë dhe Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë. “Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Strukturat Qendrore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive në aspektin gjurmues dhe procedurial kanë bërë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes së ndodhur në lokalin “De Niro” në datë 1 Maj 2016, ku mbeti i vrarë pas një atentati shtetasi Elton Çiço, person të njohur si me precedentë kriminalë. Autorët e dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit:
 
 Jani Naim Alia, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.
 
 Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të 2 me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale.
 
Për të dy këta dy shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimet nr. 1379 dhe 1380 dt. 24 maj 2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Për këtë ngjarje, aktualisht janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës...”, thuhet në njoftimin e Policisë. Të dy të dyshuarit nuk dihet ku janë dhe policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së tyre kundrejt një shume prej 500 mijë lekësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.