Aksidenti i Kavajës, M. e Transporteve, përpjekje për të hequr përgjegjësinë me “statistikat e aksidenteve”. Opozita shmang interpelancën me Haxhinaston

Postuar në 14 Maj, 2016 16:18

Në aksin Kavajë – Plepa para disa ditësh ndodhi një aksident rrugor me pasojë tragjike vdekjen e dy njerëzve, fëmijë. E ëma që kreu aksident po shkonte në Rrogozhinë, ku i shoqi mbahej në burg për një ndërtim pa leje. Aksidenti ndodhi në një vend ku mbrojtësja anësore ishte prishur, për të favorizuar një pikë karburanti e cila është në pronës të babait të shefit të Kabinetit të ministrit të Transporteve. Në lidhjet e mëposhtë kemi sqaruar për disa ditë se Policia Rrugore ka kërkuar zgjidhjen e situatës, duke deklaruar se SIGURIA NË KËTË AKS ËSHTË PROBLEMATIKE, mungon sinjalistika etj.. Më tej u zbulua se Autoriteti Rrugor nuk ka zbatuar një vendim gjykate që detyron atë të mbyllë çarjen e cila i mori jetën dy fëmijëve. Paralelisht me këto zhvillime ka patur së fundmi tre arrestime në ARSH, përveç drejtorit Dashamir Xhika, i cili mbetet i lirë, pavarësisht se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.

http://www.respublica.al/2016/05/09/aksidenti-tragjik-i-kavajës-që-të-rilindësh-duhet-të-vdesësh-pa-barriera-video

http://www.respublica.al/2016/05/11/skandali-që-zbulohet-nga-aksidenti-i-kavajës-pika-e-karburantit-për-të-cilën-ishin

http://www.respublica.al/2016/05/13/aksidenti-i-kavajëskompania-e-karburantit-fituese-e-tenderit-për-mirëmbajtjen-e-rrugës

Skandali nuk ka të ndalur, ndërkohë që u mor vesh se firma që ka në pronësi karburantin është ndër fitueset e shërbimit të mirëmbajtjes së rrugës, veprim që jo vetëm përbën konflikt interesi, të paktën kështu duket, por nuk e ka kryer punën.  Thënë kjo, çështjes i mungonë përgjegjësia e kompanisë në fjalë, e cila është favorizuar hapur, madje duke neglizhuar një vendim gjykate.

Siç është parë këto ditë, titullari i Ministrisë së Transporteve, Edmond Haxhinasto, e ka qepur gojën për të mos e hapur, ndonëse skandali është i tillë që në çdo vend do të kishte çuar në dorëheqjen e tij. Madje, në anashkalim të dokumenteve të vlerësimit të situatës nga institucionet e sipërcituara, ai ka lejuar sot një zyrtar të Ministrisë, Flamur Millisi, specialist aksidentesh, që të flasë për Top-Channel për shkaqet e aksidenteve. “Sipas statistikave, drejtuesit e mjeteve shkakun kryesor kanë tejkalim shpejtësie. Para 3-4 vjetëve kanë qënë pijet alkoolike. Ka rënë shumë ndjeshëm dhe nuk është ndër shkaqet kryesore të aksidenteve. Kemi rritur masat e gjobave dhe kjo ka influencuar dhe janë ulur shumë rastet e aksidenteve nga pijet alkoolike”, tha Flamur Mullisi(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=326631#k1).

Edhe nëse kjo statistikë është e vërtetë, artikulimi në momentin aktual ajo përbën një përpjekje për të shmangur PËRGJEGJËSINË DIREKTE të ministrit.

Por a ka rëndësi tanimë kjo kur kanë dalë në media dokumente që provojnë përgjegjësi të rënda në moszbatimin e ligjiut dhe të vendimit të gjykatave nga ana e Ministrisë që drejtohet nga Edmond Haxhinasto? Për këtë të fundit ka, pasi me shumë mundësi ky ministër po pret që të konsumohet treditëshi i lajmit dhe të shpëtojë nga sikleti.

Në këtë kuptim përpjekja në fjalë bën me faj edhe opozitën, e cila sheh se ka dy të vdekur, sheh se kryeministri dhe qeveria as po e vënë ujin në zjarr dhe nuk e sheh me interes që për këtë çështje të kërkojë minimalisht një interpelancë me ministrin. Të cilin shqiptarët, ata që janë të interesuar, kanë kuriozitet ta dëgjojnë me veshët e tyre se çfarë do të thotë për këtë rast. Se çfarë ka për të thënë për vdekjen e dy njerëzve. 

Comments

Submitted by Superman (not verified) on

Keta jane te gjithe per burg, nga i pari deri te i fundit. Jemi kombi me i korruptuar i Europes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.