ERE i faturon klientëve koston e shërbimeve të OSHEE-së

Postuar në 13 Maj, 2016 14:52

OSHEE do të aplikojë një rregullore të re në marrëdhëniet me klientët dhe shërbimet që ofron ndaj tyre. Gazeta “Shqip” raporton sot se draft rregullorja e re parashikon 7 tarifa për lidhjet e reja që klientët do të kërkojnë të vendosin dhe se ajo do të miratohet nga Enti Rregullator i Energjisë. “Struktura e tarifave të lidhjes përbëhet nga tarifat për një lidhje të re ose modifikim lidhjeje ekzistuese. Këto tarifa do të varen nga kërkesat e aplikantit, disponibiliteti i rrjetit të shpërndarjes tek pika e lidhjes, fuqia rezervë tek pika e lidhjes dhe karakteristika të tjera që lidhen me realizimin e saj, duke përfshirë fuqinë e kërkuar dhe nivelin e tensionit. Në tarifat e lidhjes përbëhen nga: T1) Tarifa e aplikimit që lidhet me procesimin e tij; T2) Tarifa e studimit dhe vlerësimit e miratimit të projektimit; T3) Tarifa e fuqisë (lekë për fuqi të kërkuar); T4) Tarifa për verifikimin dhe vulosjen/bashkëvulosjen e matësit të energjisë elektrike; T5) Tarifa e shërbimit për pajisjet elektrike, instalimin e tyre, kolaudimin dhe testimin, e cila varet nga tipi i kabinës, struktura e pajisjeve të saj, fuqia transformuese, mënyra e matjes së energjisë elektrike, si dhe niveli i tensionit; T6) Tarifa për km e ndërtimit të linjave TM-TU, e cila varet nga niveli i tensionit dhe tipologjia e linjës; T7) Tarifa e projektit të pikës së lidhjes”, raporton “Shqip”.

Fatura e disa punimeve i kalon aplikantit duke hequr kështu një kosto të madhe nga OSHEE-së, por që nuk dihet nëse kjo do të kompensohet me rritje të cilësisë së shërbimit. “Shërbimet që do të kryhen dhe përballohen nga aplikanti janë: Projektimi i lidhjes së re; Kryerja e të gjithë punimeve me karakter ndërtimor (kabina, kanalet e kabllove, etj.); Koston e pjesës së kabllos më shumë se 50 ml, vlera e të cilit do të përcaktohet referuar çmimit mesatar”, referon “Shqip”,  draftin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.