Paisje përgjuese në Policinë e Shtetit

Postuar në 11 Maj, 2016 09:23

Gazeta Mapo ngre shqetësimin se një paisje përgjuese tepër e sofistikuar është instaluar prej më shumë se një muaji në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke vënë në alarm institucionet e sigurisë. Sipas saj  pajisja nuk rezulton e regjistruar në asnjë regjistër zyrtar apo dokument tjetër të institucioneve të Sigurisë. “Jo zyrtarisht policia thotë se kjo paisje përdoret për qëllime trajnimi të policisë së Shtetit. Historia ka nisur rreth 1 muaj më parë kur institucionet e inteligjencës shqiptare kanë rënë në dijeni të një informacioni se policia shqiptare po përdor një pajisje përgjimi të paregjistruar dhe të papautorizuar nga Prokurori i Përgjithshëm. Sipas burimeve, paisja që shërben për zbulimin e personave në kërkim i është dhënë policisë shiptare nga homologët italianë”-thuhet në artikullin me titull; Kë po përgjon Policia e Shtetit? Në bazë të Ligjit aktual përgjimi është vetëm e drejtë e Prokurorisë. Vetë policia ditët e fundit është vënë nën akuzë për lidhje të drejtuesve të saj me emra të botës së krimit. Rasti më flagrant është ai i Shefit të Hetimeve në komisariatin numër 4, Alban Trimi, i cili u arrestua pasi tentoi të fshehë telefonin dhe pistoletën e Elton Çiçës i vrarë pak ditë më parë në një atentat në afërsi të stadiumit “Dinamo”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.