“O sa mirë (mos) me qenë shqiptar” (Video)

Postuar në 07 Maj, 2016 22:51

Futbollin shqiptar  këto vitet e fundit e ka udhëhequr sllogani “O sa mirë me qenë shqiptar”, frazë e përzgjedhur edhe  si sllogani shoqërues i autobusit të kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2016. Por si gjithmonë ka dy anë të medaljes: krenaria me sllogane dhe drone dhe realiteti i futbollit në fushat e Shqipërisë. Pamjet i takojnë takimit Pogradeci-Luftëtari, i vlefshëm për javën e parafundit të kategorisë së Parë. Sfida ishte vendimtare për ngjitjen në superligë të dy ekipeve. Barazimi i gjirokastritëve solli reagimin e tifozëve vendas.  Pak sekonda pas përfundimit, treshja e gjyqtarëve iu drejtua dhomave të zhveshjes nën shoqërinë e forcave speciale. Më pas gjithçka degradoi në një përleshje masive. Në fushë u panë  edhe civilë që u përfshinë në sherrin mes futbollistëve. Një lojtar i Luftëtarit përpiqet t’i shpëtojë ndjekjes nga një futbollist i Pogradecit dhe tifozë të skuadrës vendase. Pak metra më tutje futbollistë dhe zyrtarë të dy klubeve shkëmbëjnë grushta e shkelma, ndërsa portieri i skuadrës mike tërhiqet zvarrë. E njëjta situatë edhe në Peshkopi ku tifozët goditën lojtarët dhe stafin e Kastriotit. Edhe në këtë takim po luhej për një vend në Superligë. Në drejtim të futbollistëve janë lëshuar sende të forta duke i rrezikuar seriozisht ata. Ekipi i Kastriotit u largua nga stadiumi vetëm me ndihmën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë. 

sherri pogradec by trelosjermatis

Comments

Submitted by Prof. (not verified) on

Ky eshte nje turp i madh.
Federata mos te mjaftohet me mbledhjen vetem te parave te llotosportit.
Nuk eshte federate e llotosportit.
T'i hedhe syte ndonjehere edhe nga futbolli dhe mbarevajtia e tije.
Te shikoje kur te kete kohe edhe shitblerjet e ndeshjeve, se u bene nje ike si ne te dendur.
Sa per politike e ndertime, nuk ka pse te merret federata e futbollit.
Puna e saje eshte topi, lojtaret, trajneret, arbitrat dhe futbolli.
Keto sa siper, per kete federate, sic po duket, jane punet e fundit qe merret.
E pacim me jete federaten

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.