Kthehet për rishqyrtim ligji “Për marrëveshjet ndërkombëtare”: Marrëveshjet për grantet, të ratifikohen me ligj

Postuar në 06 Maj, 2016 15:30

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kthyer sot për rishqyrtim ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Si arsye për këtë vendim, Presidenti jep vlerësimin e tij se neni 19/2 bie ndesh me Kushtetutën.

“Në nenin 19, pika 2 e Ligjit nr.43/2016 përcaktohet se: “Marrëveshjet ndërkombëtare financiare të grantit, që nuk sjellin detyrime shtesë për Buxhetin e Shtetit dhe që nuk përcaktojnë përjashtime nga ligje të tjera, pas nënshkrimit, i nënshtrohen miratimit nga Këshilli i Ministrave”. Referuar Relacionit të projekt-ligjit, Neni 19 rregullon rastet e  miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat nuk kanë nevojë për ratifikim.[1]

Duke marrë në konsideratë titullin e dispozitës dhe relacionin e Ligjit, duket qartë se bëhet fjale për procedurat e  miratimit të një marrëveshje nga Këshilli i Ministrave pas nënshkrimit të saj, por që nuk ka nevojë për ratifikim. Legjislatori në këtë dispozitë dhe në asnjë tjetër nuk ka listuar se cilat janë këto marrëveshje të cilat nuk kanë nevojë për ratifikim, por në mënyrë përjashtimore në pikën 2 të nenit 19 e ka bërë diçka të tillë, duke iu referuar Marrëveshjeve Ndërkombëtare financiare të grantit.  Legjislatori në nenin 2 të Ligjit ka përcaktuar se ka si objekt ‘të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe, të lidhura në formë të shkruar, sipas të drejtës ndërkombëtare publike ndërmjet institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të shteteve të tjera ose organizatave ndërkombëtare’. Kushtetuta në nenin 121 ka përcaktuar qartë se: “Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjne me: ëë) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë; d) miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve”...

Gjykata Kushtetuese në jurispridencën e saj, ka përsëritur: “…...rithekson se për çdo rast, kur rregullimi kushtetues parashikohet shprehimisht prej saj, ai detyrimisht do të zbatohet drejtpërdrejt. Përmbajtja e dispozitës kushtetuese nuk mund të mënjanohet ose të tejkalohet duke i dhënë përparësi akteve juridike që dalin në bazë dhe për zbatim të Kushtetutës. Ky detyrim rrjedh nga përmbajtja e nenit 4/3 të Kushtetutës. Në rastet kur kushtetuta le hapësira me qëllim delegimin e kompetencës ligjvënësit të zakonshëm, atëherë, nuk është e nevojshme referimi tek kjo dispozitë, pra e zbatimit të drejtpërdrejt të saj. Nëse ndodhemi para kësaj situate, është e pritshme që aktet normative që do të dalin për këtë qëllim të respektojnë hierarkinë e akteve normative.”[3]

Në rastin konkret rregullimi kushtetues është i qartë që çdo marrëveshje ndërkombëtare financiare duhet të ratifikohet me ligj. Kushtetuta nuk ka përcaktuar që të diferencohen rastet nëse sjell detyrim shtesë për Buxhetin e Shtetit apo jo. Rregullimi i bërë sipas ligjit shkon tej përcaktimit kushtetues i detyruar për t’u zbatuar. Pavarësisht, nëse borxhi i jashtëm apo i brendshëm është përcaktuar në ligjin për Buxhetin e Shtetit, të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që sjellin detyrim financiar për R.SH-së, pavarësisht nëse është detyrim shtesë apo jo për Buxhetin e Shtetit duhet të ratifikohen me ligj dhe si rezultat diçka e tillë, nuk mund të lihet në vlerësimin e Ministrit të Financave.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Marrëveshjet Ndërkombëtare financiare të granteve që përmban një klauzolë të përjashtimit nga ligji. Në një rast të tillë bëhet fjalë për ndryshim ligji, duke përjashtuar subjekte të caktuara nga zbatimi i tij dhe si rezultat në këtë rast zbatohet drejtpërdrejtë neni 121/1/d i Kushtetutës, shkruhet në faqen e Presidencës.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Edhe sikur ne kete rast te kete te drejte, presidenti yne aspak i nderuar, Nishani, duke qene se e ka bere balte fytyren me dhjetra here, si rreshter i zvjerdhur i Sali Berishes, perseri nuk ka te drejte.
Eshte si puna e perralles UJKU NDER BERRA.
Qe, edhe kur me gjithe mend i ra ujku ne kopene e dhenve, fshati duke qene se ishte genjyer disa here nga ky kodosh cobani, nuk i shkoi ne ndihme.
Keshtu edhe ky president.
Eshte i pa fytyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.