Roli i Shqipërisë, nota pozitive sidomos në NATO

Postuar në 28 Prill, 2016 19:44

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar sot një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në njoftimin për shtyp që Aleanca ka shpërndarë thuhet se roli i Shqipërisë në misionet e NATO-s në Afganistan, Kosovë dhe si mbështetëse në Ukrainë, janë shumë të rëndësishme. Po kështu, Stoltenberg ka vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në Irak, me pajisje dhe me trajnues të forcave speciale, ndërkohë që në planin politik, qëndrimi i vendit tonë në kuadër të Kartës së Adriatikut po ndihmon përfshirjen e Malit të Zi në aleancë. “Politika dhe përpjekjet e Shqipërisë ndihmojnë në mbajtjen të fortë të NATO-s ndërkohë që ne përballemi me mjedisin e sigurisë më sfidues brenda një brezi”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Në diskutime janë trajtuarr çështje të tilla si axhenda e Samitit të Varshavës si dhe mbrojtja raketore e Alencës. Nishani ndodhet në Bruksel në kuadër të një vizite që ka përfshirë të gjitha institucionet e rëndësishme euro-atlantike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.