Merr të përpjetën defiçiti, bie tregëtia me rajonin, Kinën dhe Italinë

Postuar në 28 Prill, 2016 12:10

Shqipëria ka ulje të shkëmbimeve tregëtare me dy nga partnerët e saj më të rëndëishëm, Italinë dhe Kinën. Instituti i Statistikave raporton se  vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe në mars të këtij viti janë, Italia me 1,8 %, Kina me 7,8 % dhe Serbia me 5,1 %, ndërsa dërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 32,1 %, Maqedonia me 19,8 %, dhe Kina me 37,1 %. Nga shifat kuptohet se tregëtia me vendet e rajonit është në nivele të uleta dhe po ashtu edhe shkëmbimet me dy partnerët kryesorë të Shqiipërisë. Nga ana tjetër shqetësim përchell edhe thellimi i defiçitit tregëtar. Në muajin mars 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 19 mld lekë, duke u ulur me 12,8 % në krahasim me marsin e 2015. Importet e mallrave në muajin mars 2016 arritën vlerën 46 mld lekë, duke u rritur me 4,6 % në krahasim me Mars. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u rritur me 22,0 % krahasuar me Mars 2015 dhe 12,0 % në krahasim me Shkurt 2016.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.