Gara republikane në SHBA: Trump fiton 5 shtete në 5 që ishin në garë

Postuar në 27 Prill, 2016 04:16

Sonte natën dolën rezultatet (pothuajse të plota deri në këtë moment, siç duket amerikanët kanë nevojë për QKR-në tonë) e garës republikane dhe asaj demokrate në SHBA. Për momentin fitorja e Hillary Clinton në kampin demokrat duket e sigurtë ndërsa ajo e Trump ndër republikanët duket në konfirmim e sipër. Duhet pasur parasysh që Trump akoma nuk gëzon mbështetjen e "establishmentit" të Partisë Republikane. Por ai po avancon në votimet, sidomos në dy javët e fundit, duke fituar Neë York para një jave dhe sonte, 5 shtete nga 5 që ishin në garë. Një detaj interesant vjen nga një tweet ku qartasi tregohet sa u gabuan të tërë sondazhet në SHB A në lidhje me përmasat e fitores së Trump në dy javët e fundit. Kjo të bëen të reflektosh mbi sondazhet që realizohen tek ne “sidomos në periudhë zgjedhjesh.

Në këtë moment që shkruajmë, Trump ka fituar 950 delegatë, ndërkohë që duhen 1237 për "nomination". Cruz dhe Kasich refuzojnë ndërkohë të tërhiqen dhe të dy premtojnë garë të fortë deri në fund.

Tjetër detaj interesant për lexuesit shqiptarë është kostoja e një gare të tillë. Burimet zyrtare raportojnë që kostoja e primareve republikane është 677 milionë USD deri në këtë moment.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.