Afër lumturimit të 38 shqiptarëve

Postuar në 23 Prill, 2016 11:30

Kisha Katolike në Shqipëri njoftoi të enjten se 38 martirë të fesë të kohës së komunizmit do të lumturohen në Romë këtë vit. Martirët u ekzekutuan ose vdiqën në burgje gjatë periudhës mes vitit 1944 dhe 1969, kur regjimi komunist i Hoxhës nisi një fushatë dhune kundër opozitarëve të mundshëm, duke përndjekur në shkallë të gjerë udhëheqësit katolikë, një pjesë e madhe e të cilëve, humbën jetën në burgje ose u ekzekutuan, por nuk e braktisën besimin e vet. Shumica janë priftërinj katolikë, por mes tyre është edhe Maria Tuzi, një murgeshë e cila humbi jetën në tortura kur qe vetëm 20 vjeç. Arqipevshkvi i Shkodrës Angelo Massafra, konfirmoi se koha e lumturimit të martirëve po afrohet ndërkohë që qe në Romë, të mërkurën, në takim me peshkopin Marcello Semeraro, sekretar i grupit të kardinalëve të emëruar nga Papa Françesk për këto çështje. Një ceremoni pritet të zhvillohet në Shqipëri pasi Papa Françesk të miratojë lumturimin e të tridhjetëetetëve. Pas kësaj, Kisha Katolike në Shqipëri do të deklarojë “Ditën e Martirëve”. Lumturimi është kur Kisha deklaron dikë të “bekuar” dhe është një hap më poshtë se sa kanonizimi – shpallja shenjtor. http://www.avvenire.it/Chiesa/Pagine/Saranno-beati-i-38-martiri-albanesi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.