Lumturimi

Kisha Katolike lumturon 15 vjeçarin nga Umbria, Carlo Acutis

Postuar në 19 Tetor, 2020 01:02

Kisha Katolike ka orkestruar së fundmi një ceremoni të pazakontë që paralajmëron një hap drejt rivendosjes së kontakteve me brezin e ri dhe heqjen e uniformës së rëndë të kanoneve tradicionale të saj. Nën drejtimin e Papa Francceskut është kryer ceremonia e lumturimit të Carlo Acutis, një 15 vjeçar që vdiq në vitin 2006 nga leuçemia. Acutis ishte nga Asizi i rajonit të Umbrias dhe sipas Papës ai ishte shenja për të rinjtë se “lumturia e vërtetë vjen kur vendos Zotin të parin”.

Vatikani lumturon një tjetër kardinal antikomunist

Postuar në 22 Tetor, 2019 15:39

Ish kardinali polak Stefan Wyszyński, i cilësuar si një klerik i lartë që mbrojti lirinë e fesë nën regjimin komunist, do të lumturohet nga Vatikani. Ceremonia do të mbahet më 7 qershor 2020 dhe në të do të marrin pjesë i dërguari i Papës, kardinali Giovani Angelo Beçiu dhe kardinali polak Kazimierz Nycz.

Vatikani ka shprehur në fillim të këtij muaji se Papa ka aprovuar dekretin që njeh një mrekulli të klerikut polak.

Paradoksi, Vatikani Lumturon 38 shqiptarë, Tirana zyrtare nuk zgjedh dot ambasadorin

Postuar në 30 Prill, 2016 15:43

Pak ditë më parë u bë i njohur lajmi i Lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike në Shqipëri. Politika shqiptare, e të gjithë spektrit, e përshëndeti këtë akt të Papa Françeskut, që është një mik i vendit tonë, miqësi që e dëshmoi me vizitën e tij në Tiranë. Lumturimi vjen pas vizitës së Papës, por nuk mund të mos tërhiqet vëmendja te një fakt jo pa rëndësi: ndonëse të gjithë duartrokasin aktin e Papës, politika nuk ka gjetur dot gjuhën e përbashkët për caktimin e një ambasadori në Vatikan, siç e kërkon rregulli dhe normaliteti i marrëdhënieve.

Afër lumturimit të 38 shqiptarëve

Postuar në 23 Prill, 2016 11:30

Kisha Katolike në Shqipëri njoftoi të enjten se 38 martirë të fesë të kohës së komunizmit do të lumturohen në Romë këtë vit. Martirët u ekzekutuan ose vdiqën në burgje gjatë periudhës mes vitit 1944 dhe 1969, kur regjimi komunist i Hoxhës nisi një fushatë dhune kundër opozitarëve të mundshëm, duke përndjekur në shkallë të gjerë udhëheqësit katolikë, një pjesë e madhe e të cilëve, humbën jetën në burgje ose u ekzekutuan, por nuk e braktisën besimin e vet. Shumica janë priftërinj katolikë, por mes tyre është edhe Maria Tuzi, një murgeshë e cila humbi jetën në tortura kur qe vetëm 20 vjeç.

Subscribe to RSS - Lumturimi