Fitore e Konit apo faull i Dibrës?

Postuar në 20 Prill, 2016 22:39

Për herë të parë një garë universitare fitoi vëmendjen e publikut dhe mediave për shkak të implikimit në këtë proces të emrave nga bota e krimit. Pavarësisht lirisë universitare që propagandohet, zgjedhjet për  Rektoratin e Tiranës nuk u shkëputën dot nga ndikimi politik, për arsye që lidhen sa me kandidatët ashtu edhe me interferimin e pushtetit në botën akademike, për aq sa elita jonë universitare mund të quhet e tillë për nga dimensioni shkencor dhe human që ajo përfaqëson. Në këtë proces u përfshinë, ish-kryeministri Berisha, kryeministri aktual, Edi Rama ministrja e Arsimit dhe aktorë të tjerë politikë, asnjëri prej të cilëve nuk e mohoi kërcënimin ndaj kandidatit Koni, veç kandidates tjetër në garë Klodeta Dibra që e vuri në diskutim dhe aludoi për skenarë të stisur. Të qënit e një prej kandidatëve pjesë e strukturave politike kompromentoi edhe më tej procesin, nisur nga fakti se Dibra ishte e zgjedhur si anëtare e Partisë Socialiste në Keshilin Bashkuak te Tiranës. Vetë "bota akademike" e ka orientuar votën për kandidatin e kërcënuar Mynyr Koni, duke i dhënë një avantazh ndaj rivales në garë pedagoges Klodeta Dibra. Në përfundim të procesit të numërimit Mynyr Koni ka marrë 460 vota nga stafet akademike, ndërsa Klodeta Dibra ka marrë 243 vota. Një avantazh që i jep fitoren Mynyr Konit, pasi vota e studentëve ka vetëm 10 për qind peshë në rezultat. Por më shumë rëndësi se fituesi  ka impakti që prodhoi në rezultatin final mediatizimi i  zgjedhjeve dhe ndërhyrja e politikës. Për këtë çështje prokuroria nisi hetimet dhe arrestoi Emiljano Shullazin. Më pas reaguan edhe ministrja e Arsimit dhe kryeministri Rama që deklaroi se nga qeveria nuk ka patur asnjë ndërhyrje në zgjedhjet universitare.Edhe rivalja në garë për postin e rekores Klodeta Dibres reagoi duke kerkuar hetim per ngjarjen dhe zhvillimin e nje gare te ndershme që mesa duket nuk i solli fitoren si në rastin e zgjedhjeve për këshilltare të Bashkisë së Tiranës.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Kjo eshte fitore e Edi Rames.
Kjo, eshte loje e forte.
U nis per t'a fituar Saliu, por e parakaloi Rama, mbasi ja kuptoi lojen qe do te bente Sala.
Koni dhe Dibra, jane thjesht figurante.
Do te shohim me vone zhvillimet.
Gjasat jane qe Sala, te kethehet e te shaje Konin per flirtim me Ramen.
Keshtu thone gojet e liga.

Submitted by Pellazgu (not verified) on

Syrin ma paske të madh o Symadh, por trurin të vogël...

Submitted by Symadhi (not verified) on

O Pellazg, ju lexova por nuk kuptova, mendimin t'uaj mbi shkrimin e botuar.
Ju, komentoni komentuesin, por ju vete, nuk jepni mendim.
C'emer t'i veme ?
Nuk po dua t'ju fyej, megjithese e meritoni.
Naten e mire.
Me mendje tjeter neser o Pellazg .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.