“Përgjegjësitë e Ramës për thellimin e lidhjeve të PS me krimin janë të pafalshme. Por problemi është më i gjerë”

Postuar në 21 Prill, 2016 15:29

Fatos Lubonja shkruan sot në “Panorama” një opinion mbi situatën e fundit në vend, ku po dominon si debat kryesor, arrestimi i Emiljano Shullazit. Lubonja evidenton faktin se sistemi juridik që kemi formalisht të miratuar nuk funksion, sa kohë që institucionet e vërteta janë partitë që funksionojnë si dy banda.“…Është kollaj të thuash sot në opozitë se Edi Rama na e mori pushtetin duke bashkëpunuar me kriminelët, por edhe ai më naivi ka të drejtë të ngrejë pyetjen: Po mirë, more zotërinj, a nuk erdhët ju në pushtet me premtimin për të luftuar krimin dhe baronët e drogës? Përballë kësaj vërejtjeje dikush nga opozita më ka thënë: Po, por Edi Rama ka thyer çdo rekord. Nuk dua të justifikoj në asnjë mënyrë Edi Ramën, përkundrazi. Madje mund të them se është deri diku e vërtetë ajo që thonë mbështetës të Berishës se ai i përdorte kriminelët, por nuk ulej në tryeza të hante e pinte me ta, kurse Rama i ul në tryezë, i bën miq e shokë. Megjithatë nuk besoj se arritja e këtij rekordi i dedikohet thjesht karakterit të Ramës, paçka se përgjegjësitë e tij për thellimin e lidhjeve të PS me krimin janë të pafalshme. Ta reduktosh te përgjegjësia e një njeriu, qoftë ky Rama apo Berisha, apo Meta, lidhjen e politikës me krimin, do të thotë të mos kërkosh ta zgjidhësh problemin, por ta manipulosh atë. Nëse duam të analizojmë shkaqet pse krimi na ka hyrë në shtëpi me qëllimin e sinqertë për ta luftuar atë, duhet të kemi parasysh se faktori kryesor është ekonomia kriminale që kemi zhvilluar, që ka zhvilluar, si anë tjetër të medaljes, politikën kriminale. Sepse, për të mbrojtur dhe zhvilluar ekonominë e vet, krimi ka kapur institucionet nëpërmjet kapjes së partive dhe vice versa partitë në luftën për pushtet gjithnjë e më shumë i janë afruar krimit dhe kriminelëve, duke degjeneruar në banda në luftë me njëratjetrën për kontroll pushteti dhe territori”-shkruan Lubonja.

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Ky eshte inatcor.
Ketije asnje fjale, nuk i duhet marre parasysh.
Fatos Lubonja, Prec Zoga, Mark Marku, Fahri Balliu dhe Artur Zheji, cdo fjale qe thone, leshojne ligatyre, leshojne arome te keqe, lene shije te hidhur. Asnje njeri nuk i degjon apo lexon.
Jane kethyer ne figura ta urryera oer publikun e gjere.
Nuk e kuptoj se si TV apo gazeta dhe portale, merren me keta, mbasi nuk i degjon apo lexon kush.
Lubonja, sic duket me mbylljen e AGONIT, ka mbetur pa pune dhe ka nevoje per leke, prandaj edhe ka filluar te botoje tek Panorama, qe kohet e fundit, eshte bere si gazeta 55 qe edhe per te fshire ndonje gje, nuk funksionon.

Submitted by Mehdi Cali, ish... (not verified) on

Jam Mehdi Cali, nje ish i burgosur politik ne Spac dhe e njoh mjafte mire Fatos Todi Lubonja, pasi e kam patur shume afer qeline e tij me te timen, por keto vitet e fundit dukshem eshte bere vegel e disa Mediave te kryeKomunistit te fundit ne Shqiperi, Sali Berishes. Mesa duket ne burg paska "luajtur" lojen e anti-komunistit, pasi Fatos Lubonja do pikerisht djallin, vrastarin, dhunuesin e fundit te Komunizmit shqiptar, pikerisht bishen Sali Berisha. Ky Fatos lubonja qenka thengjill i mbuluar qe doli hapur ne gen, ne ate te babait te tij, edhe Ai monster e rregjimit te Enver Hoxhes, ndersa i biri pas gjithe atyre viteve turtura ne burgjet e Komunizmit do pikerisht Komunistin me te zi qe prodhoi PPSH e na e la mbi krye qe nga Dhjetori 1990 e sot ne vazhdim. O mortje merre si Fatosin dhe Saliun dhe shume sa ka si keta te dy, e mos trego meshire per monstra e perverse.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Per ju rilindasit - te gjithe ata qe jane kunder apo qe thone ca te verteta te hidhura - jane inatcore, te cmendur, xheloze etj. Ju doni qe te tere te jene si Mero Baze e Filip Cakulli . Delenxhij pushtetesh. Por edhe sikur te jete Inatcor Lubonja , kjo nuk ndryshon asgje ne te vertetat qe ai thote - qe ta kuptosh me mire ti: Po Lubonja eshte inatcor por ato qe thote jane te gjitha te verteta. Rama eshte i korruptuar deri ne kocke. Eshte i lidhur me dashje , vullnet e ftohtesi me korrupsionin sepse keshu i zgjatet pushteti, sepse keshtu e mori Partine sepse keshtu e mbajti bashkine. Rama eshte nje trap pa formim qe nuk njeh perberesit elementare te berjes shtet. Nuk e ka idene. Eshte i kapur nga oligarket dhe per kete nuk ka as vramendje, as keqardhje. Eshte i kapur per interesa te perbashketa dhe nuk ka kthim tashme se thelle e me thelle do shkoje sa me shume t'i dobesohet pushteti. Eshte diletant ne qeverisje, eshte arrogant rrugac , jo arrogant prej fuqie dhe suksesi. Lubonja ka folur edhe me leke edhe pa leke , dhe mire ben qe del e flet, se mendo te mbylle gojen dhe ai , cfare fatkeqesie per ne qe mendojme si ai. Ju udhehiqeni dhe i sherbeni nje hajduti deshtak si Rama, qe as di te qeverise e as eshte ne gjendje te kuptoje se sa keq po qeveris . Kjo e ben qe te reagoje sic reagon sapo degjon se dikush nuk mendon si ai e qe dikush me i mencur e me i ditur se ai - eshte vetshpallur kundershtar i tij.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Tosi eshte nga te paktat pasuri kombetare intelektuale qe kemi dhe do hy ne histori si nga te vetmit qe ishte ne gjendje te thoshte ate qe militantet e dy kraheve nuk e pranuan dot kurre - qe partite e tyre jane banda, qe vendimmarrja e e tyre eshte ne interes te nje tufe pasanikesh e ne kurriz te qytetareve te vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.