Hezitimi për t'i dhënë masën e sigurisë Emiljano Shullazit

Postuar në 19 Prill, 2016 11:42

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për të mërkurën dhënien e masës së sigurisë për Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin. Për këta persona “Prokuroria e Krimeve të Rënda ka Sipas Prokurorisë, ka ngriturr akuzat e “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Jani Zaka (Arjan Zika), me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Prokuroria përmend edhe një rast tjetër të referuar nga Shërbimi Informativ në Prokurorinë e Durrësit për përfshirjen e Emiljano Shullazit në pronësinë e ish-hotel “Vollgës”. Kjo dosje, siç e shpjegon Prokuroria, është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku ka vazhduar hetimi. Nga ana tjetër, në kërkesën e Prokurorisë përmendet një rast i një gjobëvënieje të dyshuar, pa kallëzim, në vlerën e 650 mijë eurove ndaj një familjeje me mbiemrin Kodra në Durrës. Rasti i katërt që pretendon Prokuroria lidhet me pretendimet për kanosje dhe gjobëvënie ndaj një biznesmeni me aktivitet ndërtimi në zonën e Farkës. Nga ana tjetër, avokati i Shullazit, Alban Qafa, e ka cilësuar arrestimin e paligjshëm arrestimin e klientit të tij, duke deklaruar se do kërkojë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit, pasi ndaj tij nuk ka kallëzim, por janë përdorur informacione të marra në rrugë operative. Mbeten të paqarta arsyet e hezitimit për të dhënë masën e sigurisë ndaj Shullazit i akuzuar për lidhje të forta me Partinë Socialiste dhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri. Avokati i tij Alban Qafa ka shërbyer në shtabet elektorale të Partisë Socialiste dhe aktiv në fushatat zgjedhore dhe komisionet zgjedhore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.