Mëkëmbësit në fushatë për demokracinë

Postuar në 06 Prill, 2016 12:03

Deputetët socialistë po e prezantojnë referendumin për mandatin e kryetarit si një ushtrim për demokracinë e Shqipërisë. Fushata është marrë përsipër nga deputetë të tipit Taulant Balla apo Blendi Klosi, seicili me kontribute te njohura kryesisht në afirmimin e kryetarit. Ja se çfarë u tha Taulant Balla socialistëve të Pogradecit "Ky referendum i rëndësishëm për demokracinë në vendin tonë. Kongresi vendosi qe përmes këtij referendumi të votojë antarësia dhe është e rëndësishme që çdo socialist në Pogradec dhe gjithë Shqiperinë të marrë pjesë në datën 9 në referendum. Ne Shqiperi vetëm Kushtetuta ka kaluar ne referendum. Shembulli që po jep PS duhet të motivojë socialistët të marrin pjesë. Për PS s'ka rëndësi rezultati por ka rëndësi pjesëmarrja. Eshte ushtrim demokratik që i ben mirë PS e Shqiperisë". Ky mesazh duhet lexuar si qëndrim i vetë Edi Ramës që kërkon legjitimojë një normë të vetën politike si operacion demokratik të Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.