“Kjo nuk është rrjedhje informacioni, por hakerim”

Postuar në 06 Prill, 2016 16:36

Informacionet e marra nga kompania “Mossack Fonseca”, që prodhuan atë që po quhet si skandali i “Letrave Panameze”, nuk kanë rrjedhur nga brenda, por janë hakeruar. Kështu ka deklaruar një nga themeluesit e firmës, Ramon Fonseca, sipas të cilit, kompania nuk ka shkelur asnjë ligj. “I vetmi krim që po provohet është hakerimi. Ne e përjashtojmë të jetë një punë nga brenda. Kjo nuk është rrjedhje, ky është hakerim”, tha Fosneca.  Në deklarimet e para kompoania nuk përmendi mundësinë e hakerimit, por media të ndryshme po sjellin në vëmendje faktin se një postim në profilin Twitter nga WikiLeaks, dëshmon se klientët e kompanisë ishin vënë në dijeni për një hyrje nga persona të paautorizuar në serverin e e-maileve. Këtu fiton rëndësi WikiLeaks, pas emaili mban datën 1 prill 2016 dhe aty ndodhen adresat e marrësve, klientëve. Nisur nga niveli dhe shkalla e ndërhyrjes mediat raportojnë se hakerimi ka qenë i thellë dhe agresiv, deri në serverin qendror, apo në netëorkun e kompanisë.  

 

http://www.computerweekly.com/news/450280745/Panama-Papers-stolen-by-hac...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.