Basha nuk është i kontestuar në PD, shkëmbimi i letrave me Ramën pa kuptim

Postuar në 04 Prill, 2016 10:08

Majlinda Bregu thotë se Partia Demokratike është ende në fazën ku vendimet merren pa u diskutuar më parë në forumet e saj dhe shton se kryetari Lulzim Basha nuk ka pse të ndihet i cënuar nga debati i hapur në parti. "Nevoja që kemi për të diskutuar para se të merren vendime vazhdon të mbetet pritshmëri e pandryshueshme, pavarësisht se kush flet. Asnjë debat apo diskutim yni nuk cenon, jo legjitimitetin e kryetarit të sotëm të PD-së, jo e jo, por as lëndon legjitimitetin e anëtarit më të thjeshtë të PD-së. Nganjëherë më vjen turp të përsëris veten, por vazhdoj të them se nuk do të ishte e lehtë për asnjë të ishte kryetar i PD-së pas Sali Berishës. Dhe Lulzim Basha për këtë, ka mirëkuptimin e të gjithëve dhe kontestimin e askujt"- shprehet Bregu në një intervistë për Panorama. Deputetja demokrate ndihet e keqardhur që partitë politike, përfshirë Partinë Demokratike nuk janë vendet e hapësirat ku të rinjtë të mësojnë kulturën politike, vlerat e debatit e të shprehjes së mendimit hapur, apo të priren e nxiten të mos kopjojnë më të fortin a më të pushtetshmin. "Si të fitojmë mbi këtë moral pa moral që politika ka sot. Që mendon vetëm për pushtetin e aspak për të nesërmen"- thekson Bregu. E pyetur për letrën e keryëministrit Rama drejtuar Bashës, deputetja demokrate thotë se " nuk do të vinte amshimi nga takimi mes Ramës e Bashës" dhe se "të shkëmbesh letra për të (mos) u takuar nuk është e domosdoshme"

Comments

Submitted by Filip Scutari (not verified) on

Majlinda BREGU, eshte njeri i mencur.
Dinjitoze, me karakter, njerezore dhe kompetente.
Fjala e saje, te ngjit.
Pavaresisht se mund te jesh kundra saje, si ideollogji, me fjalen e saje, te imponon t'a degjosh. Eshte nder te rrallat nga PD, ( per mos te thene e vetmja), qe te gjithe, majtas e djathtas, e degjojne me admirim deri ne fund.
Respekte e nderuara Majlinde.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.