Dyshime se Llalla nuk justifikon pasurinë, ILDKP nis hetimet

Postuar në 01 Prill, 2016 18:11

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, nis hetimin pasuror për kryeprokurorin Adriatik Llalla. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni, që deri pak vite më parë u drejtua nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Burimet i thanë "ABC News" se hetimit të detajuar pasuror, përveç kryeprokurorit Llalla, do t’i nënshtrohen edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA. “Është urdhëruar nga kryeinspektori I përgjithshëm i ILDKPKI-së të nis hetimi pasurore për prokruorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, drejtoreshën e marrëdhënieve me jasht në këtë institucion prokruoren Rovena Gashi. Drejtuesin e prokurorisë për krime të rënda Besim Hajdarmata dhe shefin e akuzës së kryeqytetit Petrit Fusha. Të katër këta zyrtare të prokurorisë, do t’i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm të pasurisë”, thanë burimet për ABC News me dyshimin se pasuria e tyre nuk justifikohet. Po ky burim, konfirmoi faktin se verifikimit pasuror do t’I nënshtrohet edhe drejtuesi i prokurorisë së Durrësit Agron Gjana, për të cilin zyrtarë të ambasadës amerikane thanë se i është refuzuar viza për në SHBA, edhe pse ishte pjesë e delegacionit me kryeprokurorin Llalla. Gjithashtu burimet thanë se tashmë i janë nënshtruar një procesi të hollësishëm verifikimi të gjithë deklaratat e pasurisë së këtyre zyrtarëve të lartë të akuzës, verifikim ky që do të vazhdoi edhe në deklaratën e pasurisë që pritet brenda dy javë të dorëzohet në këtë institucion për vitin 2015.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.