“Mali i Zi pret anëtarësimin në NATO në vitin 2017”

Postuar në 21 Mars, 2016 16:02

Kryeministri malazez, Milo Djukanoviç, mendon se vendi i tij, do të jetë anëtar i NATO-s, nga mesi i vitit 2017. Gjatë një interviste për televizionin rus “Dozhd”, raportuar shkurtimisht nga media serbe “B92”, Djukanoviç, ka bërë të ditur se Mali i Zi ka të drejtë të zgjedhë të ardhmen e tij dhe se kjo nuk cenon respektin për Rusinë. “Rruga jonë drejt BE-së dhe NATO-s është në interesin tonë, por nuk buron nga dëshira për të dëmtuar dikë tjetër. Ne na vjen keq për mënyrën sesi Rusia e sheh kërkesën e Malit të Zi për anëtarësim në NATO. Shpresojmë që kjo të jetë e përkohshme dhe të mos bartë rrezikun e dëmtimit të përhershëm të marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha kryeministri malazez. Sipas tij qasja e opozitës malazaeze, e cila përpiqet që ta paraqesë veten si pro ruse, është e pasinqertë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.