PS mban kongresin, Rama karikon socialistët

Postuar në 19 Mars, 2016 13:35

Partia Socialiste mban sot punimet e kongresit të radhës që u hap nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Kryetari Rama i ciki është nën presionin e një grupi të vogël për moszgjedhjen si kryetar sicc parashikon statuti tha se socialistët do të dalin më të fortë nga ky kongres. “Ka një pakicë shumë të vogël këtu, që nga ky Kongres pret të gjejë sesi do t’i bëhet hallit statutor të mandatit tim dhe sipas tyre, unë këtu sot jam i pamandatuar”, tha Rama, duke shtuar se kjo do të diskutohet më gjerë në pjesën e tretë të Kongresit.
Kryeministri foli edhe për kundërshtarët jashtë partisë dhe pritshmëritë e tyre për rezultatet e këtij Kongresi, duke ironizuar me “gotën e ujit”. "Jashtë kësaj shtëpie ka plot forca me njerëz që presin me interes të madh çdo të ndodhë në këtë Kongres. Shumë urojnë që të na ndodhë ndonjë gjë e ‘ububushme’, qoftë të na përmbyset ndonjë gotë ujë, pastaj të bëjnë lajm që anija jonë u përmbyt. Por do të zhgënjehen. Nga ky Kongres do të dalim më të fortë dhe të karikuar, më të motivuar për të çuar reformat në drejtimin e duhur”, deklaroi ai.
Rama falenderoi më pas figurat kryesore të PS-së, mes të cilëve edhe ish-kryetarin Fatos Nano, i cili nuk ishte i pranishëm pavarësisht ftesës që mori për të qenë në kongres. “Uroj që të gjej fjalët e duhura deri në ditën e 25-vjetorit të PS-së për ta falenderuar për atë që ka bërë për Partinë Socialiste”, tha Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.