Opozita flet për “përmbysje me çdo mënyrë të qeverisë”

Postuar në 13 Mars, 2016 18:30

Partia Demokratike parashikon një krizë parlamentare, ndërkohë që ka nisur të flasë për përmbysje të qeverisë. Edi Paloka, kryetar i Grupit Parlamentar, thotë në një intervostë për “Ora-News” se dorëzimi i mandateve është vetëm një hap. Pas tij, opozita, e cila është përfshirë në disa procese ligjvënëse, do të drejtohet ndaj aksioneve për rrëzimin e qeverisë. “Sigurisht është një akt ekstrem dorëzimi i mandateve por aspak i pamenduar dhe nëse Rama do kërkojë ta çojë vendin drejt një situate të pakontrolluar, atëherë dorëzimi i mandateve do të jetë vetëm hapi i parë. Pastaj është përmbysja me çdo mënyrë e këtij regjimi, nuk mbetet gjë tjetër.  Nuk bëhet fjalë për vullnetin e Ramës, bëhet fjalë për të realizuar diçka që është domosdoshmëri për Shqipërinë. Nëse ai do të qëndrojë në pozicionin e tij, sigurisht ne do të marrim pozicionet tona. Kriza ka filluar që kur Rama ka ardhur në pushtet dhe është krizë jo thjesht politike, por ekonomike, shoqërore”, thotë Paloka. Çfarë do të thotë me “çdo mënyrë”? Nëse këtu përfshihet dhuna, atëherë opozita është duke bërë autogol, në kushtet kur ndaj qeverisë nuk ka ezauruar asnjë kauzë të vërtetë, pa harruar këtu faktin se brenda vetë PD-së nuk ka qartësi për atë që duhet bërë.  

 

http://www.oranews.tv/vendi/pd-ne-skenar-dorezimin-e-mandateve-paloka-ha...

Comments

Submitted by Dhjetoristi (not verified) on

Ka urdheruar KOMANDANTI LEGJENDAR SALI RAME BERISHA, qe me cdo kusht e me cdo cmim, kete qeveri qe do te bej reformen ne drejtsi, duhet ta rrezojme.
Per kete, ka dhene kushtriminmbare kombetar, kudo qe ka shqiptare, te vijne e nen komanden e tije, te permbysim kete qeveri.
Rolin e Shaban Memise, sic duket do ta marre Strazimiri.
Po rolin e gjeneral Gazidedes, kush do ta marre ?
Po rolin dhe fatin e Azem hajdarit, kujt do t'ja ngece ?
Po rolin e Agim Shehut,mos do t'a marre Kulicaj ?
Kur KOMANDANTI flet, ai nuk flet kot.
Ka filluar te kurdise e te organizoje cdo gje.
Per kete te jeni te sigurte.
Mendja e tije, eshte vetem per te keqen e ketije populli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.